Austria hyn në kolaps politik pas dështimit të bisedimeve të koalicionit, kancelari Nehammer njofton dorëheqjen!

Austria hyn në kolaps politik pas dështimit të bisedimeve të koalicionit, kancelari Nehammer njofton dorëheqjen!

Kancelari austriak Karl Neuhammer

Bisedimet midis dy partive më të mëdha të Austrisë për të formuar një qeveri koalicioni pa Partinë e Lirë të ekstremit të djathtë, kanë dështuar, tha të shtunën kancelari Karl Neuhammer.

Nehammer, njëkohësisht kreu i Partisë Popullore Konservatore (ÖVP), njoftoi përmes videos në X (ish-Twitter) se do të tërhiqej si kancelar dhe udhëheqës i partisë në ditët në vijim, për të lejuar një tranzicion të qetë të pushtetit.

Dështimi i bisedimeve që po zhvilloheshin me Partinë Socialiste (SPÖ), vjen pasi partia liberale ‘Neos’ u tërhoq nga negociatat, duke shkaktuar paqëndrueshmëri politike në vend.

Bisedimet nuk arritën një marrëveshje për të formuar një qeveri, pa pjesëmarrjen e Partisë së Lirisë së ekstremit të djathtë (FPÖ), duke shkaktuar pasiguri për të ardhmen e skenës politike austriake.

Nehammer theksoi në deklaratën e tij se situata politike kërkon marrjen e "përgjegjësisë" dhe njoftoi se do të merrte iniciativën për të siguruar një tranzicion të qetë dhe të rregullt të pushtetit, informon "Reuters".

Largimi i Nehamer hap rrugën për një marrëveshje të re të mundshme politike apo nevojën për zgjedhje të parakohshme, duke lënë të hapur mundësinë e së ardhmes së qeverisë dhe stabilitetit politik në vend.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Familja Hoxha brenda një viti konsumoi 2 tonë mish e 7 kuintalë sallam' - Raporti i Kontrollit të Shtetit, për abuzimet e udhëheqjes së PPSH-së

'Familja Hoxha brenda një viti konsumoi 2 tonë mish e 7 kuintalë sallam' - Raporti i Kontrollit të Shtetit, për abuzimet e udhëheqjes së PPSH-së