Austria kërkon suspendimin e marrëveshjes e sigurimeve me Kosovën

Austria kërkon suspendimin e marrëveshjes e sigurimeve me Kosovën
Qeveria e Austrisë ka kërkuar nga parlamenti i këtij vendi që të suspendojë marrëveshjen për çështje të sigurimit me Kosovën, pasi kjo e fundit ende nuk ka sistem të sigurimit shëndetësor.

Pas pranimit të pavarësisë së Kosovës, të dyja palët u patën marrë vesh për një zbatim të përkohshëm të marrëveshjes për siguri sociale, e cili më herë ishte arritur ndërmjet Austrisë dhe Republikës Federale të Jugosllavisë.

“Pasi Kosova ende nuk ka sistem të sigurimit shëndetësor, si dhe sigurim nga fatkeqësitë dhe papunësisë, dhe pasi pala e Kosovës në fushën e sigurimit pensional nuk i është përmbajtur kushteve të rëndësishme të marrëveshjes, Austria dëshiron që ta shkëput marrëveshjen”, thuhet në komunikatë.


Qeveria e Austrisë i ka dorëzuar Parlamentit vendim e posaçëm për aprovim. Në të njëjtën kohë, në komunikatë thuhet se Austria tenton për një përfundim të shpejt të një marrëveshjeje të re.

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme, për çdo problem raportoni te 'Tirana Ime'

Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme, për çdo problem raportoni te 'Tirana Ime'