Austria përgatit takimin historik
Thaçi – Daçiç

Austria përgatit takimin historik<br />Thaçi – Daçiç
VJENË - Në Manastirin Gottweig të Gottweigut, në Austri, sot ka filluar Forumi Evropian dyditor “Vahau” në të cilin nesër do të marrin pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Ivica Daçiç, bën të ditur "Koha Ditore".

Dy kryeminstrat në Gottweig shkojnë nga New Yorku, ku morën pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB – së kushtuar Kosovës. Në programin e mbledhjes theksohet se Thaçi dhe Daçiç do të paraqesin ekspozetë e tyre në ditën e dytë të Forumit, të dielën.

Në mbledhjen përmbyllëse plenare do të marrin pjesë: shefi i diplomacisë austriake, Michael Spindelegger, ministri rumun i Punëve të Jashtme të Rumanisë, Titus Korlatean dhe ai i Maqedonisë, Nikola Poposki.

Ministri austriak i Punëve të Jashtme, Spindelegger u ka kërkuar falje deputetëve austriakë, pse nuk kishte marrë pjesë në mbledhjen e parlamentit, kushtuar tërheqjes së ushtrisë austriake nga Golani, duke thënë se nuk ka mundur të marrë pjesë në mbedhje për shkak “të përgatitjes së takimit historik” të kryeministrit të Kosovës dhe të Serbisë gjatë fundjavës në Austri. 

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Zjarr në pyllin e Bodës në Maliq, zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë vatrat! Në terren mbërrin edhe prefekti (VIDEO)

Korçë/ Zjarr në pyllin e Bodës në Maliq, zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë vatrat! Në terren mbërrin edhe prefekti (VIDEO)