Austria në sajë të betejave të suksesshme të zhvilluara kundër Perandorisë Osmane gjatë shekullit të XVII, arriti të realizojë marrëveshjen e Beogradit të vitit 1739, me ç ‘rast filloi të ushtroj në tërë Perandorin Osmane evropiane të drejtën e Protektoratit për Kishën Katolike. Dhe me Paqen e dytë të Sistovcit, më 1791, në mes Perandorisë Austriake- dhe asaj osmane, shënohet zgjerimi i këtij privilegji fetar.
Austria perandorake, duke u bërë shefitare me tokat shqiptare që ndodheshin nën pushtimin osman, e shtoi interesimin e drejtpërdrejtë ndaj popullsisë katolike dhe popullit shqiptar në përgjithësi. Duke ushtruar të drejtën të zgjerimit të privilegjeve, me Paqen e lartpërmendur, ndërmori hapat për hapjen e konsullatave në qendrat më të njohura shqiptare si: në Shkodër, Durrës, me vonë, në Vlorës, Janinës, Prevezës e Prizren.
Por, zotërimet veneciane, e franceze, ndaj katolikeve në trevat shqiptare, nga Froni Papnor do i kalonin në mënyrë zyrtare Vjenës., tek me rastin e vizitës së ipeshkvit të Shkodrës, Imzot Benjanin Albertinit, në Romë në vitin 1836 dhe vizitës se tij në Vjenë tek perandori Austriak, Franc Jozef i I. Si rezultat i këtij takimi qe dekreti i Vatikanit në vitin 1837, ku Perandoria danubiane, do ngarkohej, zyrtarisht me të drejtën e Protokultit, për t’u kujdesur për Kishën katolike në trevat shqiptare.
Papati, duke vlerësuar përkushtimin e Monarkisë, rreth çështjeve fetaro-kulturore dhe të atyre politike, marrëdhëniet diplomatike me Vjenën i ngriti, në rangun e Konkordatit, duke nënshkruar, marrëveshjen mbi protokultin në Romë me 18 gusht të vitit 1855. Konkordati në fjalë, shoqërohej me një, kapitull, “Articulus Secretus”, prej 10 nenesh dhe kontraktonte mbështetjen e një “Program Veprimi”(Ballhausplatz) i cili, në emër të Selisë së Shenjtë, do të mbikëqyrej nga Kongregata, “Propaganda Fide”në Romë. Ndërlidhjet diplomatike, me Romen, do zhvilloheshin, nëpërmjet Nuncit Apostolik në Vjenë, Ambasadorit të Perandorisë Austriake në Romë, Konsullatës në Shkodër si dhe nga Patriarku i Armeneve në Kostandinopojë.
Konkordati rreth Protektoratit të Kultit i vitit 1855, i mbështetur në marrëveshjen e më pashme të vitit 1837, nënshkruar nga Imzot Benjanin Albertinit në Vjenë, përmbante në mënyrë indirekte disa të drejta të rëndësishme edhe për shqiptarët e besimit katolik.
Marrëveshjet e nënshkruara, filluan në të gjitha trevat shqiptare të gjallëroheshin në fillim të shek. XIX, me ndërtimin i objekteve fetare, shkollimin klerit brenda dhe jashtë vendit, ndërtimin e kolegjeve, hapjen e shkollave laike shqipe të cilat i frekuentonin të të tre besimet, botimin i librave etj.. Hapësira e ndikimit të Austro-Hungarisë në kuadrin e protektoratit, shtrihej në kryedioqezat: Tivar, Durrës, Shkup, dhe dioqezat: Shkodër, Sapë, Lezhë, Pult e Abacinë e Mirditës.
Ndryshime të theksuara në gjeopolitikën evropiane dhe atë ballkanike ndodhën, më 29 maj të vitit 1867, me formimin e Perandorisë Dualiste, austro-hungareze, të quajtur Ausgleich (kompromis), sipas të cilit Dhoma Austriake e Habsburgut ra dakord për të ndarë pushtetin me qeverinë hungareze. Si rezultat i këtij bashkimi jetëgjatë (deri në vitin 1918), Qeveria dualiste arriti të jetë njëra nga tre fuqitë më të mëdha të Evropës.
Në fillim të shek. XIX, pas luftërave të njëpasnjëshme, me Rusinë cariste dhe me Austrinë, Perandoria Osmane, në masë të madhe ishte dobësuar, për pasoj solli dhe krizën në sistemin e drejtimit ushtarak turk. Kriza e sistemit osman, në Shqipëri solli ndryshime pozitive dhe të rëndësishme në fushën ushtarake dhe politike të pashallëqet shqiptare, të cilat gjithnjë pavarësoheshin nga Porta e Lart. Në jug të Shqipërisë, krishterimi ortodoks, edhe përkundrejt islamizimit të një pjese, ishte bërë element tejet përcaktues në jetën e përditshme të popullsisë dhe politikës ballkanike, për shkak të ortodoksisë, Ruse e Greke, të shpallura mbrojtëse e këtij besimi dhe në intervale kundërshtar të Perandorisë Osmane.
Austro-Hungaria, duke u mbështetur në realitetin politik dhe atë fetar, forcat e veta politike i kishte përqendruar në veri të Shqipërisë, në Shkodër, ku si qellim kishte për të ndihmuar shqiptaret kundër Perandorisë Osmane dhe si kundërpeshë ndaj sllavizmit dhe zmbrapsje e Malit të Zi dhe Serbisë nga Shqipëria.
Trajtimi i shqiptarëve të islamizuar, nga Porta e Lart, si popullsi turke, pati pasoja të rënda për shqiptarët në Kongresin e Berlinit të vitit 1878, i cili kishte marrë përsipër, të hartonte në bazë të kombësisë, një hartë të re politike të Ballkanit.
Në Kongres, duke i identifikuar shqiptarët të islamizuar në masën 70 % me turqit, një pjesë e madhe e tokave shqiptare nën Perandorinë Osmane, edhe përkundej kundërshtimeve të Austro-Hungarisë, u bënë plaçkë tregu ndërmjet shteteve fqinjë: Greqisë, Bullgarisë, Serbisë dhe Malit të Zi. Mirëpo, edhe përkundrejt ngjarjes në Kongresin e Berlinit, përçarjeve, persekutimeve, intrigave të inskenuara nga Perandoria Osmane, shqiptarët e të tria besimeve, gjenin forcën e duhur, për tu mobilizuar në mbrojtjen e çështjes kombëtare. Formimi i shteteve ballkanike në bazë kombësie, në gjysmë dytë shekullit të XIX, dhe shtimi i terrorit osman ndaj Veriut të Shqipërisë, kishte nxitur klerikët katolikë të ndërmarr në veri të vendit, një varg aksionesh të armatosura dhe luftëra të përgjakura për çlirimin e vendit.
Në këto momente jetike për popullin tonë, në mesin e atyre të cilët, krahas veprimtarive të tyre letrare, përkrahnin qëndresën e popullit kundër Perandorisë Osmane, ishin figurat e spikatura klerikale dhe letrare si: Abbat Preng Doçi, Imzot Jak Sarreqi, Imzot Pren Bianku, Imzot Lazer Mjeda, Dom Ndoc Nikaj, Dom Nikollë Kaçorri, poeti Ndre Mjeda, Dom Dod Koleci, Atë Gjergj Fishta, Atë Pal Dodaj e shumë të tjerë. Kleri katolik me angazhimin e tyre, krahas furnizimit me ndihma materiale për popullin e uritur, kishte arritur të ngrinte çështjen fetare e kombëtare në tryezat e diplomacisë europiane.
Rol të pazëvendësueshëm në organizimin e kryengritjeve të shqiptarëve në prag të pavarësisë (vitet 1893-1912), dhe futjen e çështjes shqiptare në agjenten e Konferencave ndërkombëtare, kishte avokati i ynë i përhershëm Perandoria Austro-Hungareze.
Shtrirja territoriale e shtetit të ri shqiptar të vitit 1912, që u njoh nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër, më 1913, ishte rezultat i angazhimit të diplomacisë së Vjenës, dhe aleatit të saj Romes si qendër e katolicizmit në botë e cila frymëzonte klerin në angazhimin e tyre Për Zot, Atme e Përparim.
Nën Protektoratin e Kultit (Program Veprimi, -Ballhausplatz-in), përveç ndihmesës së çmuar dhënë për organizimin e kryengritjeve - çka solli edhe shpalljen e Pavarësisë - ajo qe ofruar dhe në zhvillimin e ndërgjegjes sonë kombëtare, duke ndihmuar në fushën edukimit, arsimimit, botimit të librave shkollorë, revistave, ndërtimit të objekteve fetare, shkollave e shumë të tjera, madje, në mënyrë permanente, deri në vitin 1918.
Shkrimi u publikua sot (29.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)