Autizmi, Beqaj: Bëjmë më shumë
do financojmë një pjesë të kurimit!
Në kuadrin e aktiviteteve ndërgjegjësuese që po zhvillohen për Ditën Botërore të Autizmit, Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, mori pjesë dje në Tryezën e Rrumbullakët me temë “Autizmi Flet”, të organizuar në qytetin e Lushnjës.
LUSHNJE - Në kuadrin e aktiviteteve ndërgjegjësuese që po zhvillohen për Ditën Botërore të Autizmit, Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, mori pjesë dje në Tryezën e Rrumbullakët me temë “Autizmi Flet”, të organizuar në qytetin e Lushnjës.
Në takimin që synonte rritjen e shkallës së ndërgjegjësimit të popullatës rreth këtij çrregullimi, i cili bëhet shkak për një aftësi të përhershme të kufizuar të zhvillimit të fëmijëve, morën pjesë edhe Klodian Rjepaj, zëvendësministër i Shëndetësisë dhe njëkohësisht Drejtues i Komitetit Kombëtar për Shëndetin Mendor, Petrit Vasili deputet i LSI dhe ish-Ministër i Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, Nënkryetare e Komisionit Parlamentar për Punën, Çështjet Sociale, si dhe drejtues të qeverisjes vendore të rrethit të Lushnjes.
Në fjalën e tij Ministri Beqaj theksoi se përtej asaj çka këta prindër bëjnë, ka ardhur momenti që edhe vetë shteti apo qeveria duhet të bëjnë më shumë.
“Sigurisht që shteti duhet të bëjë më tepër. Profilet politike të dy partive që përbëjnë koalicionin tonë, janë profile që tregojnë se sa më shumë që është në gjendje shoqëria të ndihmojë shtresat në nevojë, personat me aftësi të kufizuar, aq më shumë është i ngjizur vetë indi social i shoqërisë, dhe në fund të fundit, këtu bëhet dallimi i një shoqërie të zhvilluar me një shoqëri më pak të zhvilluar”. u shpreh Beqaj
Fjala e plotë e Ministrit të Shëndetësisë Ilir BeqajKreu i shëndetësisë siguroi pjesëmarrësit në takim se MSH ka gati tashmë një plan pune, i cili parashikon që duke filluar nga viti tjetër, të marrë përsipër financimin e një pjese të shërbimit të specializuar shëndetësor që kërkohet në këtë rast. Gjithashtu, ai nënvizoi se do të vazhdohet edhe me punën për rritjen e mëtejshme të kapaciteteve të mjekëve të përgjithshëm dhe pediatërve për ta zbuluar këtë çrregullim në një stad sa më të hershëm, dhe sigurimin e një shkalle më të lartë e më të gjerë bashkëpunimi ndërsektorial dhe të specializuar të të gjithë strukturave qeveritare.
Ndërsa nga ana e tyre Vasili dhe Spahiu e vunë theksin tek rëndësia që ka përherë e më tepër decentralizimi i shërbimeve shëndetësore dhe sjellja e kujdesit shëndetësor sa më pranë njerëzve për trajtimin e këtyre rasteve.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
6 Janar, 20:03
Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?
-
I tmerrshëm
75.2%
-
Normal
19.5%
-
Nuk e di
5.3%
Vota total: 2432
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SPAK, sfida tjetër me lavanderinë politike të mëkateve
7 Janar, 18:46
-
Cilat janë 4 shenjat më me fat të zodiakut në Janar
7 Janar, 18:45
-
‘Studio Live’ për zgjedhjet, Elezi: PL s’mund ta luftojë korrupsionin, Berisha-Meta paterica të Ramës! Bala: Berisha ka humbur vota! Basha: Sipas sondazheve, opozita fiton me 65%
7 Janar, 18:32
-
Sekretari Blinken viziton Japoninë
7 Janar, 18:20
-
Debati në ‘Studio Live’, Elezi: I turpshëm sulmi Berisha-Meta ndaj Drejtësisë! Basha: Puna e SPAK me pikëpyetje! Bala: Deklaratat e Metës absurde, i dha mesazh dhe Kryemadhit!
7 Janar, 18:12
-
Samanta Karavella në pritje të ëmbël? Ja fotoja që ngriti dyshimet
7 Janar, 18:10
-
Letra për ‘The Times’/ Anëtarët e parlamentit britanik: T’i japim Kievit asetet e ngrira ruse! Firmos edhe Basha si raporter për rindërtimin e Ukrainës
7 Janar, 17:42
-
Basha: Pagat e pensionet problemet e shqiptarëve, jo të pandëshkuarit që luftojnë SPAK! Më 11 maj çelim kapitull të ri
7 Janar, 17:35
-
Lushnjë/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, babë e bir transportohen në spital (EMRAT+VIDEO)
7 Janar, 17:30
-
Presidentja maqedonase vendos veton ndaj Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, sepse parashikonte përdorimin e gjuhës shqipe
7 Janar, 17:26
-
Meta jep llogari për lobimin në SHBA, por kreu i PL e quan ‘seancë pyetjesh reciproke’: Pyeta SPAK për inceneratorët
7 Janar, 17:07
-
Shkenca dhe arkeologjia hedhin dritë mbi historinë e Adamit dhe Evës
7 Janar, 17:06