Dëshmon se do të jetë e mundshme të verifikohet ecuria e trajtimeve reabilituese duke kontrolluar lidhjet e substancës së bardhë të trurit dhe duke qartësuar herë pas here se cila ndërhyrje është më efikase.
Në këtë zbulim u arrit përmes rezonancës manjetike me një teknikë moderne, DTI (Diffusion Tensor Imaging), që lejon të shihen lidhjet mes zonave funksionale cerebrale dhe për të vëzhguar modifikimet që ndodhin në nivelin e fibrave të neuroneve gjatë seicilës terapi.
Studimi dhe zbulimi është kryer nga Francesca Benassi e Qendrës së studimeve Neuroabilitative CBAPP dhe Leonardo Emberti Gialloretti i Universitetit të Romës Tor Vergata dhe nis nga një bazë e verifikuar që është: në autizëm nuk janë të dëmtuara pjesë të veçanta të trurit, por lidhja mes tyre. Eshtë e domosdoshme të vëzhgohen këto dëmtime për të korrigjuar shqetësimet përmes terapive që mund të zgjasin dhe gjatë gjithë jetës.
Studimi flet për përmirësime, akoma jo për shërime. Pra asnjë shpresë false. Rruga është e gjatë dhe për t’u eksperimentuar, por mund të jetë rruga e drejtë.