Autobusët sfidojnë Bashkinë
kthehen tek Stacioni i Trenit

Autobusët sfidojnë Bashkinë<br />kthehen tek Stacioni i Trenit
TIRANE-  Drejtuesit e urbanëve të rretheve, të cilët qëndronin tek stacioni i Trenit, sfidojnë kryebashkiakun Lulzim Basha. Ndonëse, me një urdhër të firmosur nga vetë Basha, më 7 shtator 2013, stacioni i tyre u transferua në Laprakë, ata në të vërtetë nuk e respektojnë këtë vendim. Ata janë rikthyer sërish tek stacioni i Trenit, ndonëse vetë stacioni i Trenit është mbyllur dhe është zhvendosur në Vorë.

Drejtuesit e automjeteve na thonë se ata kanë ardhur tek vendi ku qëndrojnë që prej më shumë se 10 vitesh, që ditën e kur u bë ceremonia e nisjes së punimeve nga kryebashkiaku Basha. “Na çuan në Laprakë, por atje nuk na vinte asnjë njeri. Njerëzit jo vetëm ishin mësuar këtu, por një person që do të ikë në Durrës, nuk ka përse të vijë deri në Laprakë me autobus dhe pastaj të marrë një tjetër autobus për në Durrës.

Nuk e bën njeri këtw. Pastaj këtu ka plot furgona që shkojnë në Durrës çdo ditë dhe ska përse pasagjerët të vijnë deri në Laprakë. Ndaj ne kemi ardhur sërish këtu tek Treni. Me thënë të drejtën nuk na ka ngacmuar më njeri. E dimë që kjo nuk është zgjidhje, se mos sot nesër ata do të vijnë sërish që të na largojnë, por duhet të gjendet një zgjidhje. Pasi atje ku na kanë çuar është shumë larg dhe ne nuk kemi punë fare”, - na thotë njëri prej drejtuesve të autobuzëve që bën linjën e Durrësit.

Ndonëse është në qendër të Tiranës, dhe kjo zonë duhej të ishte mbyllur për të kryer punimet për zgjerimin e bulevardit të ri, në të vërtetë askush nga policia bashkiake nuk e ka vënë re se urbanët janë rikthyer sërish duke sfiduar kështu urdhrin e kryebashkiakut Basha. Ndërkohë që duket se të vetmit që e kanë pësuar, kanë qenë ata që frekuentonin Trenin, pasi stacioni i Trenit është mbyllur dhe është zhvendosur në Vorë. Edhe për këtë kategori, bashkia e Tiranës ka vënë në dispozicion një autobus që i merr falas nga stacioni i Trenit dhe i dërgon në Vorë dhe anasjelltas, por sërish ata janë të pakënaqur sepse është vetëm një automjet që e bën këtë punë dhe ata duhet të presin derisa të kthehet autobuzi.
    
Lajmi u përditësua

Redaksia online
(a.ç/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania