TIRANE- Autobusi ngjyrë portokalli me targë TR 4265 T i cili transportoi në Prizren Kryeministrin Edi Rama dhe ministrat e kabinetit qeveritar për në tryezën e bashkëqeverisjes me Kosovën rezulton të jetë gjobitur nga policia e qarkullimit rrugor.
Në faqen online të policisë së shtetit ku mund çdo qytetar që ka një makinë mund të verifikojë nëse ka gjoba apo jo, rezulton se autobusi me të cilën udhëtoi kabineti qeveritar të ketë një gjobë të papaguar prej 2 miijë lekësh për moszbatim të kufizimit të shpejtësisë, pra autobusi ka ecur me shpejtësi mbi normat e lejuara të qarkullimit rrugor.
Më 1 dhjetor 2013 ministri i Brendshëm Saimir Tahiri bëri publik në facebook urdhrin se shoferët që nuk paguajnë gjobat dhe tentojnë të kalojnë kufirin, nuk do të lejohen nga policia kufitare. Debitorët me gjoba pa shlyer, do dalin jashtë kufijve të Shqipërisë vetëm pas shlyerjes së plotë të tyre.
Në këto kushte rezulton se autobusi pavarësisht se nuk ka paguar gjobën është lejuar të kalojë kufirin.
Për udhëtimin drejt Prizrenit autobusi është prirë nga një autokolonë e makinave të Policisë së Shtetit deri në kufi, dhe më tej edhe në anën e kufirit të Kosovës nga makinat e Policisë së Kosovës.

(Ne foto:Faqja e policise dhe gjoba e autobusit www.asp.gov.al
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com