Një autobus me targa shqiptare është përfshirë në një aksident në Kroaci.

Nga aksidenti i ndodhur në autostradën A1 pranë zonës së pushimit Jasenice në drejtim të Zagrebit kanë mbetur të plagosur lehtë disa persona.

Zëdhënësja e Administratës së Policisë së Zadarit, Ivana Grbin tha se në aksident është përfshirë një autobus dhe se po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ngjarja është regjistrua rreth orës 11:00 të kësaj të mërkure.

Vetëm një automjet u përfshi në aksident, një autobus me targa shqiptare dhe çfarë saktësisht ndodhi do të dihet pas hetimit”, shtoi Grbin.