Një aksident është regjistruar mesditën e së martës në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, si pasojë e të cilit ka mbetur i lënduar një person.
Siç njofton policia, ngjarja ka ndodhur në Pishkash ku një mjet është përplasur me një minibus, nga ku ka marrë plagë të lehta një pasagjere. Kjo e fundit është dërguar menjëherë në spitalin e Librazhdit për ndihmën mjekësore.Paraprakisht dyshohet se shkak përplasjes është bërë moti i keq.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.