TIRANE - Shoqata e autobuzëve ka paralajmëruar se ditën e sotme do të zhvillojë një protestë nga ora 05:00-08:00 në lidhje me çmimin e biletës.
 
Mësohet se në protestën e Shoqatës së Autobuzëve ditën e sotme në orët e para të mëngjesit, urbanët nuk do të lëvizin përgjatë këtyre 3 orëve.
 
Nga ana e saj Shoqata e Autobuzëve kërkon rritjen e çmimit të biletës, duke kërkuar në këtë mënyrë një reagim nga institucionet përkatëse. Në të kundërt nëse nuk do të ketë reagim, Shoqata e autobuzëve paralajmëron një përshkallëzim të protestës. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)