LEZHE - Një autobuz i cili sapo kishte zbritur në qytetin e Shkodrës pelegrinët e kthyer nga Haxhi në Mekë është aksidentuar gjatë kthimit në afërsi të fshatit Spiten, në aksin rrugor Lezhë-Laç.

Mjeti ka dalë nga rruga rreth orës 3 të mëngjesit të ditës së sotme dhe ka përfunduar poshtë saj, por fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar, pasi ka qenë pa pasagjer.

Nga hetimet e para dhe deklarimet e drejtuesit e mjetit, aksidenti ka ndodhur pas manovrës së këtij të fundit për të shmangur përplasjen me një mjet që vinte në drejtim të tij dhe po lëvizte pa sinjalizues errësirë.

Gjatë tentativës për të shmangur përplasjen, drejtuesi i autobuzit ka humbur kontrollin e mjetit të tij dhe për pasojë ka dalë nga rruga.

(eç/shqiptarja.com)