Autobuzi nga Serbia del nga rruga në Gjermani, plagosen 19 persona, 9 në gjendje të rëndë
Pamje nga autobuzi në Gjermani
Një autobus në autostradën gjermane midis Staakoë dhe Freiëalde është përmbyset sot, ku kanë mbetur të lënduar të paktën 19 persona, në drejtim të Berlinit.
Raportohet se autobusi nga Serbia ka dalë nga rruga dhe u rrokullis në përpjekje për t’u kthyer në rrugë.
Bild raporton se më shumë se 70 automjete shpëtimi dhe gjashtë helikopterë janë përfshirë në shpëtimin e të plagosurve.
Në informacionet e para zyrtare thuhet se dy shoferë dhe një pasagjer kanë marrë lëndime të rënda. Sipas informatave nga policia, nëntë persona janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.
“Policia thotë se 19 persona janë plagosur, nëntë prej tyre rëndë, pasi një autobus në rrugën nga Beogradi në Stokholm u rrëzua të premten në jug të Berlinit. Të lënduarit janë nga Serbia, Suedia, Gjermania dhe Izraeli”, raportojnë mediat, duke cituar policinë e shtetit të Brandenburgut.
Policia tha se autobusi doli nga autostrada pranë Schoenëald, rreth 50 kilometra në jug të kryeqytetit, dhe më pas u përmbys.
Disa nga të lënduarit janë larguar nga vendngjarje me helikopter, kanë bërë të ditur nga policia.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?
-
Thelbësore
16.1%
-
Të vogla
67.6%
-
Nuk e di
16.3%
Vota total: 785
Lajme të tjera
-
Rusia dështon sërish në nismën për debat në Këshillin e Sigurimit mbi ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë
28 Mars, 22:24
-
Rusia sërish kërkon debat në Këshillin e Sigurimit mbi ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë
28 Mars, 15:19
-
Kosova hap drejt anëtarësimit në KiE, eksperti i sigurisë: Serbia mund të përshkallëzojë situatën, grupet kriminale po përgatiten për sulm në veri
28 Mars, 12:29
-
Këshilli i Europës miratoi rekomandimin për anëtarësimin e Kosovës, Serbia: Skandaloze dhe e turpshme
28 Mars, 10:24
-
25 vite nga djegia e shtëpisë muze të Lidhjes së Prizrenit, drejtori: Tribunali i Hagës nuk i hetoi krimet e serbëve
27 Mars, 16:28
-
Beograd: Peticion kundër projektit ndërtimor të dhëndrit të ish presidentit Trump
26 Mars, 21:10
-
Patriarku serb thotë se Kisha s’mund të jetë pjesë e negociatave për Kosovën
26 Mars, 16:52
-
Eurodeputetja përplaset me Bërnabiç për Kosovën: S’varet nga ju anëtarësimi në KiE
26 Mars, 13:25
-
Gjermania do të kryejë kontrolle kufitare gjatë Kampionatit Evropian
26 Mars, 12:44
-
Rusia diskuton për sulmet e NATO-s ndaj Serbisë në OKB, shpërthen kundër Kosovës: Luftëtarët e UÇK-së, banda terroriste
26 Mars, 12:29
-
Çështja e dinarit, Bislimi dhe Petkoviç takohen sot në Bruksel
25 Mars, 09:34
-
Rrëfimi i pilotit amerikan që bombardoi forcat serbe në Kosovë: Ata filluan të përdorin makina civile
24 Mars, 19:41