'Autogoli' i Presidentit me Strasburgun

'Autogoli' i Presidentit me Strasburgun

Në dëshminë e tij të gjatë prej më shumë se dy orësh para Komisionit Hetimor Parlamentar, Presidenti Ilir Meta përmendi në më shumë se një rast një vendim të 2015-ës të Gjykatës së Strasburgut, që tha se i jepte të drejtë vendimit të tij për anulimin e 30 qershorit me arsyetimin se u mohohej e drejta e qytetarëve për të zgjedhur.

Rasti të cilit i referohej Presidenti ishte padia e bërë në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut nga Rushen Mehmed Riza dhe 101 pjesëtarë të tjerë të minoritetit turk në Bullgari, të cilët akuzonin shtetin bullgar se u kishte mohuar si të drejtën për të zgjedhur, ashtu edhe atë për t’u zgjedhur, parashikuar nga Artikulli 3, Protokolli 1 i Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Padia lidhej me një vendim të marrë nga Gjykata Kushtetuese bullgare në lidhje me rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 5 korrikut të 2009, ku Rushen Mehmed Riza kandidoi dhe me votat e minoritetit turk fitoi nën siglën e partisë së tij “Lëvizja për Drejtësi dhe Liri”. 23 qendra votimi u hapën edhe në Turqi, për t’i mundësuar një pjese të këtij minoriteti bullgar që jetonin aty të drejtën për të votuar. Por, pas zgjedhjeve, Partia për Rregull, Barazi dhe Drejtësi kërkoi nga Prokurori i Përgjithshëm që të kërkonte në Gjykatën Kushtetuese heqjen e 7 mandateve të fituara nga partia e Rushen Mehmed Riza me arsyetimin se ishin vërejtur shkelje të rënda të Kodit Elektoral në qëndrat e votimit të hapur në territorin turk.

Nga hetimi i autoriteteve bullgare një pjesë e mirë e këtyre shkeljeve të dyshuara u provuan dhe Gjykata Kushtetuese doli me një vendim në shkurt të 2010, ku refuzoi t’u hiqte mandatet shtatë deputetëve të dalë kryesisht nga votat e minoritetit turk, por vendosi qvendosi t’i cilësojë si të pavlefshme votat në këto qëndra votimi, por pa dhënë një urdhër për përsëritjen e procesit zgjedhor.

Riza dhe 101 shtetasit e tjerë iu drejtuan Gjykatës së Strasburgu, e cila më 13 tetor të 2015 u dha të drejtë dhe gjobiti me shumën modeste prej 6 mijë eurosh shtetin bullgar për shkelje të Artikullit 3, Protokolli 1 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut për cenim të të drejtës për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur.

Në pamje të parë, rasti në fjalë i jep plotësisht të drejtë arsyetimit të dhënë nga Presidenti Ilir Meta para Komisionit Hetimor Parlamentar, sepse më 30 qershor në më shumë se gjysmën e bashkive nuk pati garë, ndërsa në pjesën tjetër gara ishte vetëm në letra. Por, në praktikën gjyqësore dhe interpretimet që kjo gjykatë i ka bërë këtij artikulli të Konventës është vendosur standardi që ky rregull nuk zbatohet për zgjedhjet për pushtetin vendor, siç ishin ato të 30 qershorit në Shqipëri.

Aplikimi i Artikullit 3, Protokolli 1 i Konventës vetëm për zgjedhjet për pushtetin qendror, pra zgjedhje legjislative është vendosur si standard që prej 2 marsit të vitit 1987 në çështjen “Mathieu-Mohin dhe Clerfayt kundër Belgjikës”.

“Artikulli 3 (P1-3) zbatohet vetëm për zgjedhjet e “legjislaturës”, ose të paktën për një nga dhomat e Parlamenteve që janë me dy dhoma, ose më shumë. “Legjislaturë” nuk do të thotë domosdoshmërisht Parlamenti, por duhet të interpretohet sipas strukturës kushtetutese të shtetit përkatës”, thuhet ndër të tjera në arsyetimin e vendimit, sipas të cilit Gjykata e Strasburgut rrëzonte padinë e aplikuesve.

Pas këtij rasti, paditë e tjera që pasuan me të njëjtin objekt, pra për shkelje të Artikullit 3, Protokolli 1 të Konventës për të Drejtat e Njeriut u rrëzuan njëra pas tjetrës. Një e tillë është edhe ajo e “Salleras Llinares kundër Spanjës” në maj të vitit 1999. Luis Salleras Llinares pretendonte shkelje të këtij artikulli pasi për shkak të burokracive nuk kishte regjistruar dot në kohë listën e partisë së tij me kandidatët për këshilltarë bashkie në rajonin Cadaques.

Këtë praktikë Strasburgu e arsyeton me natyrën e pushtetit vendor, si pushteti më i afërt, që u ofron shërbimet bazike qytetarëve dhe kompetencat e të zgjedhurve të tij, që në gjykimin e Strasburgut nuk mund të kërcënojnë një sistem demokratik qendror dhe as mund të shkelin parimin e të drejtës për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur. /GazetaSi

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • gjeli: 09/09/2019 17:00

    PO me ambasadoret c'pate mor shkerdhate,,s'te pelqejne ambasadoret sepse te kane nxjerre vjedhjet qe ke bere per 30 vjet,,ptu,ptu,ptu...

    Përgjigju
  • redi: 09/09/2019 16:53

    Vete deklarimet e Metes tregojne se ai nuk ka aftesite te zbatij kushtetuten megjithse gabimet vijne dhe nga keshilltaret juridik.Meta eshte presudent i nje Republike oarlamentare ku fuqine legjislative e ka kuvendi dhe jo presidenti,prandaj ai je drejten e deklarimit te dates se zgjedhjeve sipas afateve kohore te kodit zgjedhor dhe mund ti shtyje ato vetem me kompromisin e paleve ,dhe ljo jo me koshtetute.E dyta oresidenti justifikohet se me 8 Qershir kushte infirmacion se do digjej kuvendi dhe ky eshte nje akt jo thjesht kriminal por terrirzem kunder shtetit dhe si komandant i forcave te armatosura duhet te mlidhte keshillin e sigurise kombetare dhe te netreshin nasa dhe arrestimin e personave qe ldheshin me ngjarjen .Qeveria Rama do kishte pergjegjesi morale dhe penale ne rast se nuk do lejonte opoxiten te votonte dhe jo kur opozita ku ben pjese dhe LSI jote dolen jadht sustemit demokratik per aresye te strategjise se marrjes se pushtetit ne tavoline. Demokracia eshte pushtet i mazhorances por dhe jetesim politik me opoziten si alternativ qeverisese . Data 13 Tetir u be shkak i kaosit para zgjefhjeve se opozita gjeti justifikim tek antikushtutmerua e dekretit te ri.Pra Meta ka gabuar ne te dy rastet qe permend dhe ka mbajtur njeanshmeri ne kryerjen e detyres.Presidenti me kushtetute eshte simbol i bashkimit kombetar dhe jo i nje aneshem sic e permendi dhe Gino

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë