Inter ka marrë një fitore tejet të vuajtur në javën e 10 të Seria A, duke mposhtur 1-2 Verona-n.
Skuadra e drejtuar nga Chivu mori avantazhin falë një ekzekutimi perfekt të Zielinskit, i cili goditi në mënyrë kirurgjikale topin e dhënë nga këndi prej Calhanoglu-s. Megjithatë pjesa e parë do të mbyllej në barazim, pasi Giovane ndëshkoi zikaltërit pas një reagimi të dobët në mbrojtje.
Pjesa e dytë pa Interin më kërkues, por gjithsesi jo aty ku pritej. Pas shumë e shumë mundimesh, zikaltërit patën edhe fatin me vete, duke realizuar në minutën e 94 falë një aitogoli. Gjithsesi fitorja ishte tejet e rëndësishme pasi e ngjiti Interin në kuotën e 21 pikëve. Vetëm 1 më pak se Napoli kryesues.
Kjo ndeshje me siguri do të diskutohet gjatë edhe për një episod në minutën e 67, kur Biseck ndërhyri në mesin e fushës dhe u ndëshkua me të verdhë. Kampi vendas pretendoi për të kuq, duke qenë lojtar i fundit, por arbitri nuk e vlerësoi si të tillë.
Komente






