TIRANE- Prokuroria e Tiranës i kërkon policisë së kryeqytetit kthimin e të gjithave automjeteve të sekestruara në pikat e bllokimit.
Me anë të një shkresë Kryeprokurori i Tiranës, Petrit Fusha, kërkon që automjetet të cilat përdoren nga oficerë dhe drejtues të Policisë të Tiranës të kthehen në gjendjen e sekuestros, konfirmuan burime për “A1 Report”.
Kjo shkresë sipas të njëjtave burime është hartuar pasi nga Prokuroria është konstatuar një përdorim në masë i automjeteve në gjendje sekuestro për llogari të hetimeve.
Sipas shkresës, automjetet e sekuestruara nuk mund të përdoren për asnjë lloj arsye për aq kohë sa ato janë pjesë e proceseve hetimore ende të pambyllura.
Ende nuk ka një shifër se sa është numri i automjeteve të sekuestruara në përdorim nga oficerë apo drejtues policie, por jo zyrtarisht, përllogaritet në afro 60 automjete vetëm në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.
Përdorimi i automjeteve të sekuestruara nga drejtoritë e policive është një fakt i njohur prej kohësh, ndërsa sipas Prokurorisë kjo gjë mund të ndodhë vetëm atëherë kur kjo pasuri kalon në pronësi të shtetit nëpërmjet Drejtorisë së Rezervave.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com