TIRANE - Vendimi për përgjysmimin e taksave të automjeteve ka shkaktuar menjëherë, ashtu sikurse pritej, edhe rradhë të gjata të pronarëve të automjeteve që qarkullojnë në Republikën e Shqipërisë, në pritje që të paguajnë detyrime më të ulta se sa deri tani.
Qytetarët kanë qenë të interesuar të bëjnë pagesën që në ditën e parë. Disa prej tyre e kishin të kaluar afatin e pagesës prej shumë kohësh, por kanë pritur të paguajnë me çmim të përgjysmuar.
Shuma e paguar tani është në varësi të llojit të karburantit që përdor makina, vitit të prodhimit të saj, por për të gjithë është faturuar vetëm një e dyta e vlerës, që kanë paguar herën e fundit, duke qenë se është përgjysmuar me vendim të Kuvendit të Shqipërisë koeficienti, në bazë të të cilit përllogaritet taksa.
Ligji i ri për taksat e përgjysmuara për makinat zyrtatisht nisi të zbatohet duke filluar nga dita e djeshme, pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe një periudhë 15-ditore. Në ligj është përcaktuar edhe formula e re e llogaritjes se taksave vjetore, afatet e pagesës për përdoruesit e mjetit dhe penalitetet për vonesat.
Detyrimet e pashlyera për vitet e shkuara, do të paguhen me gjysmë çmimi, ndërsa detyrimet që paguhen me vonesë do të jenë pa penalitete deri më 30 qershor të këtij viti.
Vendosja e taksave të larta për makinat e përdorura dy vjet më parë është pritur me pakënaqësi, ndërkohë që një gjë e tillë nuk pengoi rritjen e hyrjes së makinave të tilla në vend.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 21.05.2013
Redaksia Online
(b.m/sqiptarja.com)
/Shqiptarja.com