Një aksident automobilistik me një të vdekur dhe një të plagosur ka ndodhur në orët e vona të natës së kaluar në Dibër.
 
Sipas të dhënave të policisë, ngjarja ka ndodhur në Fushë-Lurë, në fshatin Lurë e Vjetër kur automjeti tip ‘Land Rover” me targa KR 6461 A medrejtues Ndriçim Çuku 30 vjeç ka dalë nga rruga  duke sjellë vdekjen e 26 vjeçarit F.K 26 vjeç.
 
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar ekspertët e policisë të cilët kanë shoqëruar në komisariatin e policisë drejtuesin e mjetit ndëkrohë që kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave që çuan në këtë aksident, ku i riu humbi jetën.
 
 
 
Informacion paraprak:
Më datë 02.04.2016 rreth orës 23.30 kemi marë njoftim se shtetasi Ndriçim Cuku, 30 vjeç, banues në fshatin Lurë e Vjetër, duke drejtuar automjetin tip "Land Rover" me targa KR 6461 A në vendin e quajtur Fushë- Lurë ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka gjetur vdekjen pasagjeri shtetasi me inicialet F K, 26 vjeç, banues në Lurë.

Forcat e policisë kanë shkuar në vend ngjarje ku kanë bërë shoqërimin e drejtuesit të mjetit për në Komisariatin e Policisë Dibër.

Grupi hetimor po kryen veprimet në vend ngjarje për të përcaktuar shkakun e daljes nga rruga të automjetit.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)