Autonomi shkollave profesionale
Komisioni i Punës prezanton draftin

Autonomi shkollave profesionale<br />Komisioni i Punës prezanton draftin
Mblidhet në Shkodër Komisioni Parlamentar i Shëndetësisë, Punës dhe i Çështjeve Sociale, për arsimin profesional.

Autonomia e shkollave profesionale në projektiligjn që parashikon 50% teori dhe po kaq praktikë të nxënësve tek bizneset, u diskutua me grupet e interesit. Ndërkohë Kryetarja e Komisionit Vokshi, ka hedhur poshtë zërat se ka një draft për ndryshimet e kodit penal që dënon mjekët për gabimet në punë. Për herë të parë Komisioni Parlamentar i Shëndetësisë, Punës dhe Çështjeve sociale, ka dalë jashtë Kuvendit të Shqipërisë duke u mbledhur në Shkodër.

Në një seancë dëgjimore ku ishin të pranishëm edhe grupet e interesit, u prezantua Projektligji “për arsimin dhe formimin profesional” që parashikon autonomi të shkollave profesionale duke u vetëfinancuar, ndërsa mësimi do zhvillohet 50% teori dhe 50% praktikë tek bizneset.
Në dalje e pyetur nga mediat rreth protestave të bluzave të bardha mbi nenin 96 të kodit penal që i dënon me burg mjekët për gabimet në punë, Kryetarja e Komisionit Albana Vokshi deklaroi se nuk ka asnjë draft të propozuar për këto ndryshime.

Komisioni i Shëndetesisë pati dhe një takim me bluzat e bardha të Shkodres, të cilët prej javësh kanë zhvilluar protesta në hyrje të Spitalit Rajonal.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

I ngacmoi seksualisht nipin 9-vjeçar, gruaja denoncon 64 -vjeçarin në Vlorë

I ngacmoi seksualisht nipin 9-vjeçar, gruaja denoncon 64 -vjeçarin në Vlorë