Autoportreti i Van Gogh
risillet në një version "të gjallë"

Autoportreti i Van Gogh <br />risillet në një version "të gjallë"
Portreti i Vincent Van Gogh është risjellë në një formë mjaft të veçantë. Një fotograf lituanez, ka arritur të krijojë një imazh tepër të gjallë të piktorit të famshëm hollandez të cilin ai e ka krijuar me ndihmën e një programi kompjuterik. Siç shihet mjaft mirë fotomontazhi është shumë i ngjashëm me autoportretin e artistit legjendar.

Në vitin 1889 Van Gogh realizoi autoportretin e tij me një fytyrë paksa të egër, mjekër ngjyrë e kuqërremtë dhe sy të mëdhenj jeshile. Fotografi lituanez u shpreh se ideja për krijimin e kësaj foto kishte ardhur nga një miku i tij, i cili ka një ngjashmëri të jashtëzakonshme me Van Gogh. Van Gogh pikturoi autoportretin e tij në shtator 1889 në një spital psikiatrik në jug të Francës.

Kjo pikture bën pjesë në një sërë veprash të titulluara nga vetë autori si “Zbukurimet e Jetës” e cila prezanton qëllimin kryesor pasi vepra duhet të reagojë në shpirtin e kujtdo që e vëzhgon, pasi është shprehje direkte e shpirtit të atij që e krijoi. Van Gogh kaloi të gjithë jetën e tij të shkurtër duke pikturuar dhe duke luftuar me vetveten si pasojë e çrregullimeve mendore.

Piktori u nda nga jeta në 1890 përmes një vetëvrasjeje dhe disa studiues të jetës së tij e përshkrojnë si njeriu, që luftoi kundër poshtërsive, paragjykimeve dhe hipokrizive të shoqërisë së epokës në të cilën ai jetoi.

(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Del fotoja e mikut të biznesmenit që vdiq det, u arrestua sot! Do i vendosnin tritol anijes 'Finikas Lines', ishin konkurentë në linjën Sarandë-Korfuz

Del fotoja e mikut të biznesmenit që vdiq det, u arrestua sot! Do i vendosnin tritol anijes 'Finikas Lines', ishin konkurentë në linjën Sarandë-Korfuz