Autopsia: Astrit Dehari u vetëvra
Avokati:S'lejuan ekspertët e pavaru

Autopsia: Astrit Dehari u vetëvra<br />Avokati:S'lejuan ekspertët e pavaru
Pas 13 ditësh ka dalë raporti i mjekësisë ligjore për shkaqet e vdekjes së aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari duke e cilësuar si vetëvrasje.
 
Prokurori i Prizrenit, Sylë Hoxha deklaroi se Dehari nuk ka pasur asnjë konfrontim fizik me asnjë të burgosur.
 
"Të gjitha provat e gjetura deri më tani rezultojnë se kemi të bëjmë me vetëvrasje” tha ai.

Ndërkohë që ka reaguar avokat i familjes Dehari, Tomë Gashi duke deklaruar se gjatë autopsisë nuk janë lejuar që të jenë të pranishëm ekspertë nga Shqipëria dhe Anglia.
 
Në raport thuhet se Astriti ka vdekur nga asfiksia. Do të lexojmë dhe do të vlerësojmë e më pas do të dalim me një deklaratë se cilat janë shkaqet e vdekjes së tij.
 
Prokurori i Prizrenit, Hoxha nuk ka lejuar ekspertët e pavarur nga Shqipëria dhe Anglia të kenë në dispozicion autopsinë.
 
Rasti ende nuk është i mbyllur, pasi instituti i mjekësisë ligjore jep vetëm mendimin e tij.
 
Ka edhe shumë punë tjera për t`u bërë  e ditur si ka vdekur Astrit Dehari në duart e shtetit.
 
Do të presim përgjigje edhe nga ekspertët e pavarur nga Shqipëria
” është shprehur ai.
 
Aktivisti i Vetëvendosjes, Astrit Dehari vdiq pak javë më parë në burgun e Prizrenit, ndërsa akuzohej për sulmin me molotov të Kuvendit të Kosovës në verë.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

SPAK, 1 mln € i gjeti të groposura në oborrin e shtëpisë së Hajdar Bakos! Kush janë Maklen Mici e Bashkim Lika që pastronin lekët e Çopjave

SPAK, 1 mln € i gjeti të groposura në oborrin e shtëpisë së Hajdar Bakos! Kush janë Maklen Mici e Bashkim Lika që pastronin lekët e Çopjave