/ATSH/ - Pas nënshkrimit të marrëveshjes së Ministrisë së Kulturës me TRADUKI-n, dy autorë shqiptarë, Lindita Komani dhe Eljan Tanini janë përzgjedhur si shkrimtarë në rezidencën 1 mujore "Marko Marulic" në Split, e cila mbështetet nga rrjeti evropian i përkthimit TRADUKI dhe UDRUGA KURS-Split .

MK, njofton se, dy autorët e kanë kapërcyer pragun e komunikimit me lexuesin në festivalet e poezisë dhe me botimet në revistat letrare në Shqipëri dhe Kosovë.
Ata janë botuar ne revistat POETEKA, ARS, MILOSAO dhe janë pjesëmarrës të festivaleve të ndryshme letrare, kombetare dhe ndërkombëtare, si: Poeteka, Kikinda, Rijeka, Zagreb, etj.

Ata janë autorë të përzgjedhur në Antologjinë me krijimtari nga 12 autorë shqiptarë, botuar dhe promovuar në Zagreb në muajin tetor.