Autori i masakrës së Selenicës del para gjykatës: Kur do ta shoh veten në televizor? (VIDEO)

Shumë i qetë, nuk kishte asnjë shenjë pendese, madje në një moment kur po dilte nga kafazi i hekurt ka pyetur oficerët se 'kur do ta shoh veten në televizor?'. Ritvan Zykaj ka dalë sot sërish në seancën e radhës, i akuzuar për masakrën e 10 gushtit në Selenicë, në fshatin Resulaj, aty ku vrau tetë persona, mes të cilëve dy të mitur.

Për Zykajn prokuroria ka kërkuar burgim të përjetshëm, por vendimi ende nuk është dhënë, ndërsa në seancën e radhës priteshin të merreshin në shqyrtim deklarimet e të afërmve të Ritvan  Zykajt. Sipas burimeve nga prokuroria konfirmohet se asnjë prej tyre nuk ndodhet aktualisht në Shqipëri, referuar edhe sistemit TIMS. Në seancën e radhës Zykaj ishte braktisur nga të gjithë, madje dhe nga avokatët e caktuar kryesisht, të cilët kanë munguar në sallë. Pyetur nga trupi gjykues dhe relatori Ervin Trashi, Ritvan Zykaj ka thënë 'Nëse është e mundur, seanca të zhvillohet'.

Por duke parë mungesën e avokatëve të caktuar kryesisht  Klajdi Mecaj që ndodhej në Itali dhe Migjen Xhavara, i cili ndodhej në një seancë tjetër gjyqësore  dhe referuar faktit se bëhet fjalë për një cështje që nuk mund të zhvillohet pa praninë e tyre trupi gjykues i përbërë nga relatori  Ervin Trashi, Skander Haluci dhe Laurent Fucia ka vendosur shtyrjen e seancës duke vendosur zhvillimin e saj për në datë 17 qershor ora 14:00.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 07/06/2019 12:16

    Shikoni pak duke krahasuar fotot e tij para nje viti kur beri gjëmën me fotot e sotme..Pas një viti pothuajse, i ndrit lëkura nga të ushqyerit e mirë në burg , i larë i pastër i veshur e mbadhur, me flokët të prera me modë mbase edhe me ndonje lek xhepi per ti shpenzuar tek kinkaleria apo kafeteria e burgut. Bravo që eshte zbukuruar nga taksat tona, bravo!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja