Met Dervishi boton librin me poezi në frengjisht: Në Shqipëri s’ka shtëpi botuese serioze, këtu libri ‘humbet’

Në sallën e teatrit të qytetit të Durrësit, në një atmosferë të ngrohtë artistike u promovua libri në frengjisht i poetit dhe studiuesit të letersisë, Met Dervishi.

“Vargjet e Kontroversës” është një përmbledhje me 7 poema të shkruara në stilin e vargut të lirë, duke eksploruar një gamë temash si dashuria, dhimbja, kërkimi i vetvetes dhe përballja me kalimin e pashmangshëm të kohës.

Dervishi thekson se njerëzit në shoqërinë perendimore e kanë humbur lidhjen me të shenjtën dhe shpirtëroren, duke hyrë në një epokë krize për shkak të globalizmit, kapitalizmit.

“Elementi kyç është desakralizimi i shoqërisë perendimore. Shoqëria është e desakralizuar ka humbur kontaktet me të shenjtën. Nuk është problemi me Zotin, problemi është se ne si shoqëri kemi prishur raportet me sakralen, e cila gjendet dhe te Homeri, tek poezia dhe tradita. Me sakralen nuk e kanë humbur kontaktin disa qytetërime të tjera, si rusët, indianët indonezianët, kinezët por me sakralen e ka humbur kontaktin vetëm qytetërimi perendimor, i cili  ka prodhuar mostrat e veta dhe utopitë e veta. Poezitë e mia nuk janë një thirrje se nuk është ky qëllimi i poezisë por është një formë shprehje se së shpejti sakralia do të kthehet në jetën e shoqërisë perendimore”, tha ai.

Libri është botuar vetëm në frengjisht, ndërsa në gjuhën shqipe poezitë mund të lexohen në profilin e Met Dervishit në facebook. Kjo për shkak të qasjes së gabuar që kanë shtëpitë botuese vendase ndaj autorëve në përgjithësi.

“Shtëpitë botuesve shqiptare janë në një moment tranzicioni dhe akoma nuk janë shtëpi botuese të mirëfillta, sepse janë komerciale. Autori është qenia më pak e respektueshme në rrjetin e botimeve shqiptare. Këtu libri humbet sepse autori nuk di asgjë se çfarë bëhet me produktin e vet. Shtëpitë botuese tradicionale në vendet e tjera, autorin e kanë në qendër të vemendjes! Unë i kam publikuar poezitë e mia në facebook dhe aty i ka lexuar përkthyesi që e ka çuar librin për botim në Francë. E kam pritur me shumë kënaqësi sepse patjeter është ëndërr të botosh libra në Francë, që është qendër kulturore botërore me letersi të pasur, ku botohen 700 libra në vit”, u shpreh Met Dervishi.

Ndërsa përkthyesi Fatmir Lazo në paradhënie shkruan se kjo vepër qëndron në kryqëzimin midis poezisë dhe reflektimit filozofik. Sa i përket masave politike, Met Dervishi merr një qëndrim sfidues ndaj sistemeve politike që, sipas tij, tradhtojnë aspiratat më fisnike të njerëzimit. Ai shpreh zhgënjim ndaj premtimeve të paplotësuara të udhëheqësve politikë. Poezitë e Met Dervishit janë një “thirrje” për drejtësi, solidaritet dhe ruajtjen e vlerave njerëzore.

R.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?