Autoritetet britanike refuzojnë lirinë me kusht të Julian Assange

Autoritetet britanike refuzojnë lirinë me kusht të Julian Assange

Themeluesi i Wikileaks Julian Assange do të qëndrojë në paraburgim deri sa gjykata britanike të shqyrtojë një apel të mundshëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në lidhje me ekstradimin e tij. Vendimi u mor nga gjykatësja Vanessa Baraitser, e njëjta e cila këtë javë rrëzoi poshtë kërkesën për ekstradim nga Uashingtoni.

Assange do të qëndrojë në paraburgimin e Belmarsh në Londër, atje ku ka qëndruar më shumë se një vit me argumentimin se 49-vjeçari mund të largohet nga vendi.

Me refuzimin e kërkesës për lirim me kusht, Baraitser iu referua rastit të shkuar, kur në vitin 2012 Assange iu shmang një kërkese tjetër për ekstradim. Asokohe bëhej fjalë për akuza për dhunë seksuale në Suedi.

Të hënën Baraitser rrëzoi një kërkesë fillestare të autoriteteve amerikane për ekstradimin e Assange, i cili akuzohet për dhjetëra akuza për spiunazh, pas publikimit në vitin 2010 të qindra e mijëra dokumentesh të klasifikuara të diplomacisë amerikane.

Në vendimin e refuzimit të ekstradimit gjykata britanike tha se 49-vjeçari kishte shfaqur probleme të shëndetit mendor, depresion, vështirësi të spektrit të autizmit dhe prirje për vetëvrasje.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë