Autoritetet iraniane kanë bllokuar aksesin në adresat e Google dhe Gmail. Kjo masë është marrë për shkak të ndërtimit të një linje kombëtare interneti.

Këto kufizime janë bërë të ditura nëpërmjet një mesazhi nga Këshilltari i Prokurorisë Iraniane Abdolsamad Khoramabadi.

“Për shkak të kërkesave të vazhdueshme të popullit Google dhe Gmail do të filtrohen në nivel kombëtar. Do të veprohet kështu deri në komunikimin e ardhshëm,”- është thënë në mesazhin e dërguar në telefonat celular.

Këto kufizime nuk janë komunikuar menjëherë por janë vënë re kur disa iranianë nuk kanë mundur të kryejnë veprime derisa kanë përdorur VPN, (virtual private network), i cili është një mjet që përdoret për të evituar çensurën e vendosur.

Gjithashtu Gmail-i përdoret nga sipërmarrës iranianë për të shkëmbyer dokumenta me vendet e tjera. Kjo lloj çensure ka prekur edhe rrjetet sociale Twitter dhe Facebook. Ndërkohë që rrjeti i ri është realizuar nëpërmjet kontributit të gjindantit kinez të informatikës “Hawai”.

(xh.k/shqiptarja.com)