Autoritetet 'izolojnë' Nju Jorkun

Autoritetet 'izolojnë' Nju Jorkun

Shteti i Nju Yorkut iu bashkua Kalifornisë të premten duke urdhëruar pothuaj të gjithë banorët të qëndrojnë në shtëpi. Kjo është masa më e fortë dhe më gjithëpërfshirëse që ndërmarin autoritetet në përpjekjet e tyre për të ndalur përhapjen e koronavirusin dhe zvogëluar numrin e madh të pacientëve, shifrat e larta të të cilëve kanë gjunjëzuar kryesisht vendet e Evropës Jugore.

"Do të mbyllim "rubinetin", pasi shifrat e rasteve të reja me koronavirus po tregojnë një mbingarkesë totale të sistemit tonë spitalor", tha guvernatori i Nju Jorkut Andrew Cuomo. Komentet e tij vijnë në një kohë kur numri i të vdekurve në SHBA ka arritur në 200, me të paktën 38 raste vdekjesh në shtetin Nju Jorkut.

Zoti Cuomo tha se duke filluar nga dita e dielë, të gjithë ata punonjës apo biznese që kryejnë shërbime që nuk janë jetike, duhet të qëndrojnë në shtëpi sa më shumë të jetë e mundur. Ai tha se do të ndalohen grumbullimet e njerëzve të çdo madhësie qofshin në shtetin me më shumë se 19 milionë banorë.

Vendimi i guvernatorit të Nju Jorkut pason vendimin e marrë nga autoritetet në Kaliforni, që izoluan të 40 milionë banorët e shtetit, në një nga masat më të forta të kësaj natyre të ndërmarra në SHBA./VOA

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?



×

Lajmi i fundit

SPECIALE/ Fundjavë në Prizren, ‘kryeqytetin kulturor’ të Kosovës! Njohje me historinë, krojet e legjendave dhe realiteteve shqiptare

SPECIALE/ Fundjavë në Prizren, ‘kryeqytetin kulturor’ të Kosovës! Njohje me historinë, krojet e legjendave dhe realiteteve shqiptare