Autoritetet shëndetësore norvegjeze: Vdekjet e të moshuarve pas vaksinimit nuk kanë lidhje me vaksinën e Pfizer

Autoritetet shëndetësore norvegjeze: Vdekjet e të moshuarve pas vaksinimit nuk kanë lidhje me vaksinën e Pfizer

Vdekja e 33 të moshuarve norvegjez nuk kishte lidhje me vaksinën Pfizer/ BioNTech, ka deklaruar Autoriteti i Shëndetit Publik Norvegjez. Në një raport ata rekomanduan një vlerësim mjekësor para vaksinimit të të moshuarve, sidomos të atyre të cilët ishin të dobët fizikisht.

Që nga fillimi i fushatës së vaksinimit në fund të dhjetorit, vendi skandinav ka regjistruar 33 vdekje të personave të moshuar që morën një dozë të parë. Midis 13 rasteve të studiuara më nga afër deri më tani, "të gjithë këta janë njerëz që ishin shumë të moshuar, të dobët dhe vuanin nga sëmundje të rënda", tha drejtoresha e autoritetit të shëndetit publik norvegjez, Camilla Stoltenberg.

"Gjëja më e rëndësishme është të kujtojmë se zakonisht 45 njerëz vdesin çdo ditë në institucione mjekësore në Norvegji. Kështu që nuk është vërtetuar se ka vdekshmëri të tepërt ose që ajo ka të bëjë me vaksinat."

Megjithatë Norvegjia ka përsëritur ditët e fundit rekomandimin e saj për një vlerësim mjekësor para se vaksina të injektohet tek një person shumë i brishtë ose që vdes, siç është tashmë rasti në vendet e tjera.

Autoriteti norvegjez i ilaçeve ngriti shqetësime në fund të javës së kaluar duke pretenduar se efektet anësore të vaksinave, të tilla si ethet dhe të përzierat, mund të "kenë kontribuar në një rezultat fatal në disa pacientë të sëmurë" në vend. Disa vende kanë raportuar vdekje pas vaksinimit, por autoritetet shëndetësore besojnë se nuk mund të bëhet asnjë lidhje me vaksinën. Pfizer dhe BioNTech thanë të hënën se ata "do të punojnë me agjencinë norvegjeze të barnave për të mbledhur të gjitha informacionet përkatëse", duke kujtuar se fushata norvegjeze e vaksinimit filloi me të moshuarit që jetojnë në institucionet mjekësore. "Shumica e tyre janë shumë të moshuar me sëmundje dhe disa janë të sëmurë rëndë", tha Pfizer. Sipas të dhënave të fundit më shumë se 48,000 njerëz janë vaksinuar në Norvegji, nga një popullsi prej 5.4 milion.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin