Autoriteti i Konkurrencës gjobit me
6 mln lekë, 6 kompani për abonetë
Nga hetimi rezulton se kompanitë kanë kufizuar tregtimin e 50% të sasisë së aboneve të studentit për vitin 2007 dhe rreth 80% të sasisë së aboneve të studentit për periudhën 2008-2012.
TIRANË - Autoriteti i Konkurrencës njoftoi se ka vendosur në total 6 milionë lekë të reja gjobë për 6 kompani të transportit urban të udhëtarëve.
Nga hetimi rezulton se ndërmarrjet “FERLUT” SHA, “TIRANA LINES” SHA, “ALBA TRANS” SHPK, “TIRANA URBAN TRANS” SHA, “PARKU I TRANSPORTIT URBAN TË UDHËTARËVE” SHPK dhe “OTTO-AL” SHPK me anë të vendimeve të marra në SHKTQ kanë bërë një marrëveshje, si pasojë e së cilës kanë kufizuar tregtimin e 50% të sasisë së aboneve të studentit, për vitin 2007 dhe rreth 80% të sasisë së aboneve të studentit për periudhën 2008-2012.
Vendimet për të kufizuar sasinë e tregtimit të biletave të pajtimit mujor (abone) studenti, përbëjnë evidenca direkte të një marreveshje, si pasojë e së cilës është ulur pavarësia vendimmarrëse e palëve. Në bazë të Ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës”, kjo përbën një marrëveshje të ndaluar, sipas Autoritetit.
Si përfundim Komisioni i Konkurrencës, vendosi:
I. Lidhur me mosnjhjen e abonesë pa kartonin shoqërues:
1. Të gjobisë ndërmarrjen “FERLUT” SHA, për pjesëmarrje në marrëveshje të ndaluar, në shumën prej 337,133 lekë;
2. Të gjobisë ndërmarrjen “TIRANA LINES” SHA për pjesëmarrje në marrëveshje të ndaluar, në shumën prej 424,080 lekë;
3. Të gjobisë ndërmarrjen “TIRANA URBAN TRANS” SHA, për pjesëmarrje në marrëveshje të ndaluar, në shumën prej 828,274 lekë;
II. Lidhur me kufizimin e tregtimit të sasisë së aboneve të studentit, për vitet 2007-2012
1. Të gjobisë ndërmarrjen “FERLUT” SHA, për pjesëmarrje në marrëveshje të ndaluar, në shumën prej 1,263,618 lekë;
2. Të gjobisë ndërmarrjen “TIRANA LINES” SHPK për pjesëmarrje në marrëveshje të ndaluar, në shumën prej 777,618 lekë;
3. Të gjobisë ndërmarrjen “ALBA-TRANS” SHPK, për pjesëmarrje në marrëveshje të ndaluar, në shumën prej 615,434 lekë;
4. Të gjobisë ndërmarrjen “TIRANA-URBAN-TRANS” SHA, për pjesëmarrje në marrëveshje të ndaluar, në shumën prej 1,302,498 lekë;
5. Të gjobisë ndërmarrjen “PARKU I TRANSPORTIT URBAN TË UDHËTARËVE” SHPK, për pjesëmarrje në marrëveshjen të ndaluar, në shumën prej 530,906 lekë;
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.1%
-
Jo
30.7%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3606
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Izraeli i përgjigjet Jemenit, kryen sulme hakmarrëse ndaj rebelëve Huthi
10 Janar, 22:44
-
Protesta në Sllovaki kundër raporteve më të ngushta me Rusinë
10 Janar, 22:25
-
Trump nuk e ka ftuar kryekomisioneren Ursula von der Leyen në inaugurimin e tij më 20 Janar
10 Janar, 22:23
-
'Kuptimi i drejtësisë', ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca
10 Janar, 22:13
-
Kryeministri Rama viziton Romën të hënën për prezantimin e ‘Giro d'Italia’! Nuk ka konfirmim për takim me Melonin
10 Janar, 22:02
-
Orë kritike për Kryepiskopin Anastas, besimtarët mblidhen mes lutjesh në kishën e Ungjillëzimit në Tiranë (VIDEO+FOTO)
10 Janar, 21:56
-
6 miliardë dollarë, si ia mori Shqipëria Kinës, Rusisë dhe Jugosllavisë?! Esencë-Report Tv
10 Janar, 21:34
-
Ambasadorja shqiptare në Greqi, Luela Hajdaraga, viziton për herë të tretë në spital Kryepeshkopin Anastas
10 Janar, 21:32
-
Mero Baze: E drejta për të folur nuk është baraz me të drejtën për t’u dëgjuar
10 Janar, 21:30
-
Çfarë do të thotë urdhri i ri ekzekutiv i Presidentit Biden për Ballkanin Perëndimor?
10 Janar, 21:28
-
Udhëtonte shpesh mes kufirit Shqipëri-Itali, 27-vjeçarit shqiptar i gjendet dhoma e hotelit e mbushur me kokainë! Merrte makinë me qira për ta shpërndarë
10 Janar, 21:28
-
‘Xibraka’/ Gaz Bardhi irritohet me SPAK pas përfundimit të hetimeve për Olsi Ramën: Jeni kthyer në qesharakë, as nuk hetuat fare, po bëni shqiptarët për budallenj
10 Janar, 21:23