/ATSH/- Autoriteti i Konkurrencës ka ndërmarrë një fushatë sensibilizuase për informimin e konsumatorëve me rregullat e konkurrencës së tregut.

Drejtues të këtij institucioni në bashkëpunim me organet e pushtetit vendor dhe institucionet e linjës ka organizuar në qytetin e Gjirokastrës një takim me përfaqësues të biznesit dhe autoritetet lokale për zbatimin e parimeve dhe rregullave të konkurrencës së lirë dhe efektive në treg.

Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Gjirokastrës, Mustafa Darrolli, duke vlerësuar takimin si domosdoshmëri për ndërgjegjësimin e komunitetit të biznesit mbi zbatimin e rregullave të konkurrencës në treg, u shpreh se, punë më emakdhe lduhet bërë në drejt të eleminimit të konkurrencës së pandershme dhe informalitetit në ekonomi.
Ndërsa, nga Autoriteti i Konkurrencës u prezantuan shtyllat kryesore të Ligjit të konkurrencës dhe rastet e zbatimit praktik, kryesisht lidhur me abuzimin me pozitën dominuese, marrëveshjet e ndaluara, kontrollin e përqëndrimeve, të drejtat ekskluzive dhe advokacinë e konkurrencës.

Aktorët e linjës pjesëmarrës në takim ndanë të njëjtin mendim në drejtim të bashkërendimit të punës për rritjen e konkurrencës së ndërshme dhe rritjen e informimit të biznesit me rolin e Autoritetit të Konkurrencës në rastet konkrete të procedurave hetimore për rivendosjen e kushteve të konkurrencës së lirë në treg.