Autoriteti i Konkurrencës: TIA-s
t'i hiqet monopoli i fluturimeve
Autoriteti i Konkurrencës bën të ditur se, ekskluziviteti dhe tarifat shumë të larta që aplikon aeroporti i Rinasit - “Tirana International Airport” dëmtojnë konkurrencën në tregun e fluturimeve.
TIRANE - Autoriteti i Konkurrencës kërkon heqjen e ekskluzivitetit të fluturimeve ndërkombëtare për aeroportin e Rinasit dhe uljen e tarifave të shërbimit që ofron ky aeroport.
Në një njoftim për shtyp Autoriteti i Konkurrencës bën të ditur se, ekskluziviteti dhe tarifat shumë të larta që aplikon operatori “Tirana International Airport” dëmtojnë konkurrencën në tregun e fluturimeve.
Aeroporti “Nënë Tereza” në Rinas është aeroporti i kryeqytetit dhe njëkohësisht i vetmi aeroport ndërkombëtar i Shqipërisë për fluturime civile.
Nga Rinasi fluturojnë disa avionë të shoqërive të fluturimit drejt destinacioneve të Evropës dhe prej pikave të tranzitit për në disa qytete të tjera jo evropiane.
Në vitin 2014 Autoriteti i Konkurrencës pritet të nxjerrë vendime të rëndësishme, mbështetur në hetimet që po kryhen në tregje me interes të lartë konsumator, si i karburanteve dhe i telefonisë së lëvizshme.
Ndërkohë që Autoriteti këmbëngul për rregullimin e tregut të energjisë elektrike, duke bërë që kompanitë KESH dhe “Cez Shpërndarje” të kenë llogari të ndara nga furnizuesit publikë me shumicë dhe me pakicë. Mbrojtja e konkurrencës së lirë dhe efektive është një nga kushtet kryesore për të pasur një ekonomi tregu funksionale.
Autoriteti i Konkurrencës gjatë punës së tij ka ndaluar dhe parandaluar në disa raste marrëveshjet e ndaluara në tregun e prodhimit të bukës, të cilat në disa raste kishin çuar në një rritje të çmimit me rreth 40%.
Ndërsa ka hetuar e gjobitur gjithashtu ndërmarrjet e transportit rrugor qytetës në Tiranë, të cilat me marrëveshje ndërmjet tyre kishin vendosur që të kufizonin me 80% numrin e Aboneve të Studentit, duke detyruar këta të fundit që të blenin abone të zakonshme apo të paguanin biletat, duke i rritur kostot për këtë shërbim të paktën dy herë më shumë, si dhe ka hetur tregun e vajit të ullirit, të karburanteve, etj.
Redaksia online
(sg/mag/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.9%
-
Jo
62.1%
-
Deri diku
6%
Vota total: 1612
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Po armatosemi fuqishëm', Vuçiç: Gjërat nuk po shkojnë në drejtimin e duhur
28 Nëntor, 22:45
-
Lirimi i Sali Berishës, Idajet Beqiri në ‘Frontline’: Thikë pas shpine për sistemin e drejtësisë, mund të prish provat si në 21 janar! Kikia: Sulmon gjyqtarët kur si pëlqejnë vendimet
28 Nëntor, 22:25
-
Spahiu: Pas 10 muajsh sharjesh dhe shantazhesh gjyqtarja liroi nga frika Sali Berishën
28 Nëntor, 22:05
-
Monumenti i Gjergj Kastriotit vendoset edhe në Tuz të Malit të Zi
28 Nëntor, 21:55
-
Berisha me shqiptarët në Greqi: Vota juaj ka rëndësi përcaktuese për Shqipërinë
28 Nëntor, 21:54
-
‘Dua më shumë Shqipërinë’, koncert për Pavarësinë në Fier! Bëhen bashkë 70 artistë fierakë
28 Nëntor, 21:39
-
Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar
28 Nëntor, 21:16
-
Dita e Pavarësisë, Shkodra kuqezi për 112-vjetorin! Qytetarët paradë me flamujt në makina (VIDEO)
28 Nëntor, 20:52
-
Netanyahu: Do të bëj gjithçka që Irani të mos ketë armë bërthamore
28 Nëntor, 20:43
-
Enver Robelli: Kolosi shqiptar në Amerikë
28 Nëntor, 20:40
-
Festat e nëntorit/ Shqiptarë e të huaj mbushin hotelet! Tirana, Vlora e Korça më të preferuarat
28 Nëntor, 20:34
-
Netanyahu: Luftë e ashpër në Liban nëse shkelet armëpushimi
28 Nëntor, 20:26