Autoriteti italian: Tani kemi disa armë për të luftuar Covid, por rruga është ende e gjatë

Autoriteti italian: Tani kemi disa armë për të luftuar Covid, por rruga është ende e gjatë

Masakra që bëri infeksioni i Covid në muajt mars dhe prill duket e largët. Po çfarë ka ndryshuar që prej asaj kohe?

Filippo Drago, profesor i farmakologjisë dhe drejtor i njësisë operative të farmakologjisë klinike në Katania, në Itali thotë se "Sot Covid-19 nuk është më një armik pa fytyrë dhe, mbi të gjitha, kemi armë për tu mbrojtur me ilaçe "ripozicionuese", domethënë, të dizenjuara për të trajtuar patologji të tjera si psh me ilaçin remdesivir, antiviral i lindur për të luftuar sëmundjen Ebola dhe që asnjëherë nuk doli në treg, sepse ende po testohet dhe që më 25 qershor, Agjensia Evropiane e Barnave (Ema) e autorizoi atë për trajtimin e pneumonisë nga koronavirusi. Remdesivir është ilaçi i parë i njohur si efektiv kundër Covid nga i gjithë komuniteti shkencor dhe agjensitë rregullatore. Ndoshta do të aprovohet vetëm për përdorim spitalor, prandaj nuk mund të përdoret për pacientët që janë të izoluar në shtëpi me forma jo serioze".

I pyetur se cilat ilaçe të tjera kanë rezultuar të efektshme, Drago tha se "Kohët e fundit është folur për dexamethasone, një kortikosteroid i aftë të bllokojë molekulat që shkaktojnë inflamacion. " Është një ilaç i klasit A ​​dhe që deri tani-nënvizon Drago, - është administruar në disa pacientë dhe ka treguar se funksionon.

Dragu theksoi gjithashtu se "Mjekët do të kenë në dispozicion, përveç Remdesivir dhe dexamethasone, edhe enoxaparin, një ilaç themelor kundër rrezikut të tromboembolizmit të lidhur ngushtë me infeksionin Sars-CoV-2, i cili në shumë raste ka qenë shkaku i vdekjes së të sëmurëve. Ndërkohë që  vazhdon edhe studimi klinik mbi tocilizumab, një ilaç biologjik me efekt anti-inflamator".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja