Autostada Tiranë-Durrës, INUK
sot natën e pastron nga reklamat

Autostada Tiranë-Durrës, INUK<br />sot natën e pastron nga reklamat
TIRANË - Menjëherë pas përfundimit të pastrimit të zonës pranë Fakultetit Ekonomik, ku u shemb godina 4-katëshe, forcat e Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik (INUK) janë nisur sot drejt autostradës Tiranë-Durrës për ta pastruar atë nga billbordet.
 
Ky aksion  për të çmontuar gjithë tabelat e reklamave, billbordeve në këtë autostradë nisi që mbrëmjen e së hënës së kaluar, por procesi nuk përfundoi, pasi u la kohë dhe detyrë pronarëve t'i hiqnin.
 
Ndërsa sot natën pretendohet pastrim radikal i zonës. Heqja e tyre bëhet, pasi vendosja e reklamave në anë të akseve kryesore dhe autostradave në jo pak raste është bërë shkak aksidentesh.

Tabelat e reklamave në autostradën Tiranë-Durrës po hiqen pasi pretendohet se tërheqin vëmendjen e drejtuesve të automjeteve.
 
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë