Sipas burimeve zyrtare nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit , punimet e kryera konsistuan në riparimin e defekteve të shtresës asfaltike, riveshjen me asfalt të trupit të rrugës së këtij segmenti dhe vendosjen e sinjalistikës horizontale. Punimet në këtë kah të autstradës pritet të vijojnë deri në fund të muajit prill.
Me qëllim parandalimin e ngjarjeve aksidentale rrugore dhe qarkullimin pa probleme në këtë aks, FSHZH u kërkon të gjithë drejtuesve të mjeteve që lëvizin në këtë segment, të tregojnë kujdes dhe të drejtojnë mjetet me shpejtësi të kufizuar për shmangien e çdo të papriture gjatë kalimit në këtë segment rrugor.
Sipas FSHZH-së, kompania zbatuese e punimeve në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë Rrugore ka marrë të gjitha masat për lehtësimin e lëvizjes së trafikut gjatë këtyre punimeve.
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
