Autostrada Tiranë-Durrës hapet për fundjavën, qarkullim normal prej orës 14:00 të ditës së sotme

Autostrada Tiranë-Durrës hapet për fundjavën, qarkullim normal prej orës 14:00 të ditës së sotme

Autostrada Tiranë-Durrrës

Autostrada Tiranë-Durrës do jetë në funksion të pushuesve dhe udhëtarëve këtë fundjavë. Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore informojnë qytetarët se deri sot ora 14:00 do të vijojë ndërhyrja për riparimin e shtresave asfaltike në Maminas-Sukth-Shkozet.

Pas orës 14:00, kur parashikohet edhe përfundimi i riparimit të atij segmenti, e gjatë gjithë fundjavës aksi Tiranë-Durrës dhe ai anasjelltas do jenë plotësisht të hapur në funksion të lehtësimit të lëvizjes së pushuesve që zgjedhin plazhet gjatë fundjavës.

ARRSH pritet të bëjë një njoftim të dytë edhe për vazhdimin e ndërhyrjes në segmentin Shkozet-Durrës dhe më tej në aksin Durrës-Tiranë për të kompletuar kështu të gjithë ndërhyrjen në autostradë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • TEKNIK rrugesh: 22/06/2018 11:49

    Do prishet. Prape eshte autostrada eshte riparuar pa standart TEKNIK

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Fier/ Shpërndante kokainë në doza pranë gjimnazeve, arrestohet 29 vjeçari (EMRI)

Fier/ Shpërndante kokainë në doza pranë gjimnazeve, arrestohet 29 vjeçari (EMRI)