Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor informojnë median dhe opinionin publik se në vijim të ndërhyrjes emergjente për riparimin e shtresave asfaltike në autostradën Durrës - Tiranë në kuadër të projektit të mirëmbajtjes me performance të Bankës Botërore do të fillojë të martë në oren 06-00 të mëngjesit fazën e pestë të punimeve në segmentin Ura e Dajlanit - mbikalimi Sukth në drejtimin Durrës - Tiranë.

ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë aks rrugor dhe respektimin në mënyrë rigoroze sinjalistikën provizore të vendosur dhe udhëzimet e policisë rrugore në terren.

Nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Policisë së Qarkullimit Rrugor është hartuar një plan operacional i ndërhyrjes dhe devijimit të trafikut për të shmangur bllokimin e qarkullimit dhe garantuar mbarëvajtjen e punës në terren. 

Si devijohet trafiku:

1.  Bllokimi/Devijimi i trafikut do te filloje ne oren 06:00 te dites se marte date 26/06/2018.
 
2.  Automjetet qe udhetojne nga Durresi ne drejtim te Tiranës duhet te devijohen te Ura Dajlanit dhe te vazhdoje ne rrugen dytesore deri ne kryqezimin e Sukthit dhe ne vazhdim mund te dalin perseri ne autostrade ose te vazhdojne ne rrugen dytesore.

3.  Ky devijim do të përfundojë deri ditën e martë datë 26/06/2018 ora 24:00

Plani menaxhimit të trafikut i sipercituar mund të ndryshoj ne varesi te kushteve te motit, ne cdo rast ndryshimi, ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor do të përditësojnë skemat e lëvizjes dhe informojnë opinionin publik dhe perdoruesit e rruges.

Ju njoftojme se punimet e fazes e IV-ert ne segmentin Ura e Shkozetit - Ura e Dajlanit drejtimi Tirane - Durres kane perfunduar dhe segmenti rrugor eshte i hapur per trafikun perpara afatit te parashikuar. 

Punime edhe në Fier-Patos
Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor informojnë median dhe opinionin publik se te marte ne oren 08-00 te mengjesit do te filloje faza e pare e ndërhyrjes per rehabilitimin e shtresave asfaltike në unazen lindore e qytetit nga Hyrje Fier (rotondo e Sheqit) - Rethrrotullimi Patosit në kuadër të projektit të mirëmbajtjes me performance të Bankës Botërore. 

ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë aks rrugor dhe respektimin ne menyre rigoroze te sinjalistikes provizore te vendosur dhe udhezimet e policise rrugore ne terren.

Nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Policisë së Qarkullimit Rrugor është hartuar një plan operacional i ndërhyrjes dhe devijimit të trafikut për të shmangur bllokimin e qarkullimit dhe garantuar mbarëvajtjen e punës në terren.

1.  Bllokimi/Devijimi i trafikut do te filloje ne oren 08:00 te dites se marte date 26/06/2018.
 
2.  Automjetet qe udhetojne ne drejtimin Fier - Vlore/Gjirokaster do te devijohen​ nepermjet qytetit te Fierit dhe unazes perendimore te tij. 

3.  Ky devijim do te vazhdoje deri ne nje njoftim te dyte. 

Ne cdo rast ndryshimi, ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor do të përditësojnë skemat e lëvizjes dhe informojnë opinionin publik dhe perdoruesit e rruges.