Tre persona kanë mbetur të plagosur në rrugën Fushë-Krujë-Laç pasi një autoveturë i ka dalë përpara një kamioni i cili ka qenë duke transportuar automjete të vogla.
 
Sipas të dhënave paraprake bëhet e ditur se aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Hasan kur automjeti tip benz me targë TR 4344S duke udhëtuar në drejtim të Tiranës është përplasur me një kamion “Bizake” i cili po transportonte autovetura të reja për në Maqedoni.
 
Të plagosurit ndonëse janë dërguar në spitalin e zonës, janë dërguar për mjekim më të specializuar në spitalin ushtarak Tiranë.
 
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe sipas hetimeve paraprake bëhet e ditur se autovetura ka qenë me shpejtësi të madhe aq sa nga përplasja ajo ka fluturuar të paktën 150 metra larg duke rënë pranë një këndi lojrash për fëmijë në të cilin fatmirësisht nuk ndodheshin fëmijë.

Ja komunikata e policisë
Më datë 12.06.2016, tek mbikalimi në Fushë-Kruje automjeti Karraotrec Man me targa KU 9389 AC, me drejtues shtetasin R. A.banues në Kumanovë është përplasur me mjetin tip Benz me targaTR 4344 S, me drejtues shtetasin Gj. G. 56 vjeç, banues në Tiranë. 
Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit tip Benz  dhe gruaja e tij shtetësja D.G. 47 vjeçe, të cilët janë nisur për në spitalin Ushtarak Tiranë në gjendje serioze për jetën.
Drejtuesi I mjetit tip Karraotrec është shoqëruar në ambjentet e Policisë për sqarimin e ngjarjes.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivat e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po kryejnë veprimet  për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. 




aksident fushe kruje

aksident fushe kruje

aksident fushe kruje

aksident fushe kruje

aksident fushe kruje

 Foto të tjera
 
Redaksia Online
(F.T/shqitarja.com)