TIRANE - Në disa nga zonat kryesore të Tiranës do të ketë kufizime të furnizimit me ujë, si pasojë e një avarie që ka ndodhur sot në linjën kryesore të Shën-Mërisë.
 
Rrëshqitja e dherave është bërë shkak që të këputet tubacioni kryesor i linjës që furnizon me ujë kryeqytetin.
 
Zonat ku do të ketë kufizime të ujit janë: Komuna e Parisit, Blloku i Vilave Amerikane, zona e Rrugës Tre Vëllezërit Kondi, Spitali i Sanatoriumit, zona e Shkozës, zona e Saukut, qyteti Studenti, zona e Tiranës së Re, zona e ish-Bllokut, birra Tirana dhe rruga 3 Dëshmorët në Yzberisht.
 
Grupet e punës të UKT po punojnë intensivisht për riparimin e kësaj avarie dhe pritet që brenda 10-12 orëve të rikthehet furnizimi normal me ujë. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)