DURRES - Tubacioni kryesor me diametër 700 mm, që furnizon qytetin e Durrësit me ujë nga ujësjellësi i Fushë Kuqes, është çarë në orët e para të mëngjesit.
Avaria në aksin kryesor të rrugës së furnizimit ka ndodhur 6 -7 km larg qytetit në zonën e njohur si “ Mulliri i Bullgarit” në Xhafzotaj, zonë periferike që shtrihet mes qytetit të Durrësit dhe atij të Shijakut.
Sipas informacionit të Drejtorisë së Ndërmarrjes Ujësjellës kanalizime, ndërprerja e furnizimit të qytetit me ujë është bërë rreth orës 06:30 të mëngjesit.
Brigada e avarive që ka ardhur në vendngjarje ka konstatuar se tubi ishte çarë për shkak të amortizimit të metalit pasi në pjesën anësore të tij janë konstatuar sipërfaqe gjatësore të ndryshkura.
Brigada e avarive nën drejtimin e Drejtorit, Dokleat Ademi, dhe Kryeinxhinierit Franc Stajka, kanë bërë ndërprerjen e ujit dhe po instalojnë nje tub të ri në zonën e dëmtuar.
Ndërkohë sipas tyre, depozita e ujesjellësit te qytetit ka një sasi të konsiderueshme uji rezervë. Sasi e ujit që do të hidhej në të gjatë orëve të paradites është duke u shpërndarë në degëzimet anësore të furnizimeve në zonat turistike rurale me qëllim që pasi të rivendoset tubi i ri, uji që do të shpërndahej në këto zona të dërgohet i gjithi në ujësjellësin e qytetit të Durrësit.
Ky ujësjellës është aktualisht i vjetëruar që i përket viteve 70 të shekullit të kaluar si ndërtim dhe është i gjatë 42 km. Në orët e pasdites sipas drejtuesve të ujësjellësit, pritet që Durrësi të rifillojë nga furnizimi me ujë të pijshëm.
Ky problem është avaria e tretë në këtë rrjet, pasi 3 ditë më parë ka pasur një çarje në lagjen 14 të Shkozetit, ndërsa po në oret e mëngjesit është eleminuar edhe një çarje tubi në afërsi të mbikalimit te Urës së Dajlanit.
/Shqiptarja.com