Avdijaj përsërit dëshirën
për të luajtur në Euro 2016

Avdijaj përsërit dëshirën<br />për të luajtur në Euro 2016
Tani që Shqipëria do të marrë pjesë në finalet e Euro 2016, ajo që bie në sy është fakti se të gjithë duan të shkojnë në Francë me kombëtaren kuqezi. Kjo vlen edhe për Donis Avdijajn, djaloshin me origjinë nga Istogu, por të lindur në Gjermani. Një lojtar i rritur te Akademia e Shalkes, që pas refuzimeve të Kombëtares së 19-vjeçarëve dhe ekipit Shpresa, në Qershor të vitit 2015, nuk pranoi as ftesën e trajnerit De Biasi, për të luajtur në miqësoren e fituar 1-0 me Francën në Elbasan Arena. Pas të gjitha këtyre refuzimeve, Donis Avdijaj është shfaqur së fundmi në një video, ku i veshur me bluzën e grupimit Tifozat Kuq e Zi, deklaronte se i ka thënë “Po” Shqipërisë dhe se e do flamurin shqiptar, të cilin e ka në gjak dhe në zemër.

Deklaratat e sulmuesit, që luan te Sturm Graz i huazuar nga Schalke 04 elektrizuan ambientin dhe tifozët. Por, fakti është se fjalët kanë ardhur pas refuzimeve të një pas njëshme dhe vetëm pak muaj përpara pjesëmarrjes së Kombëtares në Euro 2016. Evenimenti në Francë do të ishte një vitrinë e shkëlqyer edhe për talentin 19-vjeçar, për të cilin Schalke ka vendosur një klauzolë me vlerë 49 milionë euro për prishjen e kontratës.
 
FSHF me risi, hapësirë në web dedikuar Kombëtares

FSHF prezanton një nga risitë e pjesmarrjes në Euro 2016. Në faqen zyrtare të Federatës do ketë një hapësirë të veçantë dedikuar Kombëtares ku gjithkush do gjejë informacion, intervista, foto dhe video. Ja shpjegimin që bën përfaqësuesi i mediave Tritan Kokona. "Është një faqe e dedikuar informative e dedikuar totalisht për kampionatin europiane për finale të tij. Do të gjeni intervista ekskluzive lajme të gjitha nën siglën që quhet zyrtare, bilance programe të ndryshme informacione për qytete ku do të luaj shqipëria, të afrojnë tek publiku sa më shumë informcaion ën kohë reale dhe ekskluzive, sa më korrekte dhe profesionale", tha Kokona.
 
Seria A
Marotta: Nga Juventusi nuk largohet asnjë lojtar

 
Asnjë nga lojtarët e Juventusit nuk është në merkato. Këto janë fjalët e Drejtorit të Përgjithshëm të bardhezinjve, Beppe Marotta. Ai foli gjithashtu rreth të ardhmes së Paul Poga, i cili sipas drejtuesit bardhezi nuk do të largohet nga Juventusi, pasi është një element shumë i rëndësishëm për kampionët e Italisë. “Pogba është një lojtar  shumë i rëndësishëm për ne dhe do të vazhdojë të qëndrojë në Torino edhe për disa vite.

Ai është rritur tek Juventus, ku është shndërruar në një kampion. Sigurisht që ne marrim parasysh edhe dëshirën e lojtarit, nëse dëshiron të qëndrojë apo jo. Per momentin asnjë nga futbollistët e Juventusit nuk është ne merkato.” Beppe Marotta foli dhe për të ardhmen e trajnerit të “Zonjës së Vjetër”, Massimiliano Allegri. Sipas Drejtorit të Përgjithshëm, dëshira e Allegrit për të fituar përputhet më së mirë me filozofinë e klubit dhe la të hapur mundësinë e qëndrimin e teknikut në krye të stolit bardhezi. “Dëshira e Allegrit për të fituar është e njëjtë me atë të presidentit të Juventusit, Agnelli. Nisur nga rezultatet është e llogjikshme që ai të vazhdojë ta drejtojë skuadrën. Allegri është një lider në dhomat e zhveshjes dhe jam i sigurt që nën drejtim e tij, Juventusi do të bëjë hapa të mëdha jo vetëm në kampionatin Italian, por gjithashtu dhe në aktivitetet europiane”.
 
 
Legjionarët
Milot Rashica: Krahasimi me Neymar, motivim shtesë

 
Driblime, shpejtësi në krah, asiste dhe gola. Të dhëna teknike të lakmueshme nga çdo skuadër, që u shoqëruan edhe me krahasimin me yllin brazilian Neymar. Vlerësimi për Milot Rashicën erdhi sa më shumë e as më pak, por nga UEFA, me talentin kuqezi që ndihet i vlerësuar, por mundohet të qëndrojë më këmbë në tokë. “Është vlerësim shumë i madh, por besoj se është pak herët, sepse unë sapo kam filluar. Por, është një motivim shtesë për mua. Këto që shkruhen dhe fliten janë gjëra të mira për mua, por ato nuk të ndihmojnë të shkosh me Kombëtaren apo të paraqitesh mirë në ndeshje”. Edhe pse vetëm 19-vjeçar, Rashica e ka të qartë se çfarë duhet të bëjë, për të vazhduar rritjen si futbollist dhe për të pritur deri në fund një ftesë nga trajneri De Biasi, për finalet e Euro 2016.

“Gjithçka që duhet të bëj është të vazhdoj në këtë mënyrë si po eci me Vitesse-n, të ndihmoj klubin në objektivat që ka, të shënoj gola dhe të jap asist. Paraqitjet e mira me Vitesse-n mund të më dërgojnë në Kampionatin Europian, asgjë tjetër. Shpresoj që të vazhdoj me formën që po kaloj dhe pse jo të grumbullohem sërish me Kombëtaren.” Talenti i lindur kosovar nuk shpërqendrohet as nga zërat e merkatos. “Nuk e di ndoshta kanë folur me klubin ose menaxherin, megjithatë për momentin nuk jam i interesuar pasi jam i përqendruar vetëm te Vitesse”, thotë Rashica.







Redaksia Online
(A.N/Shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)