Aventura te Barcelona, Marcus Thuram: Shkova pa këpucë në stërvitje, Messi më dha të tijat

Aventura te Barcelona, Marcus Thuram: Shkova pa këpucë në stërvitje, Messi më dha të tijat

Marcus Thuram

Përpara ndeshjes kundër Bayer Leverkusen për raundin e gjashtë të Champions League, sulmuesi i Interit Marcus Thuram ka folur për UEFA.com dhe ka treguar detaje nga nisja e karrierës në akademinë e Barcelonës, aty ku ishte Messi që i dha këpucët e sportit pasi një ditë i kishte harruar.

“Shkova në stërvitje dhe kisha harruar këpucët në shtëpi, – kujtoi Thuram, 27 vjeç. – Lojtari që kishte numrin e këpucëve më të afërt me timin ishte Lionel Messi, – tha ai, duke iu referuar fillimeve në ekipet e të rinjve të klubit ku luante babai i tij (në atë kohë te Barcelona).

– Asokohe, Messi ishte tashmë lojtari i pabesueshëm, sikurse është ende sot, por për mua si fëmijë ishte vetëm një prej shokëve të skuadrës së babait tim, që më dha një palë këpucë për stërvitje”.

Messi, katër herë fitues i Champions League me Barcelonën, i dha Marcus-it mundësinë t’i mbante këpucët. Megjithatë, Marcus ia dhuroi ato këpucë një shoku të tij në ekipin e të rinjve të Olympique de Neuilly.

“Shoku im ishte i mahnitur kur i pa këpucët, ndaj i thashë: Nëse të pëlqejnë kaq shumë, mund t’i mbash. Dhe ia dhashë”, – tregoi Marcus.

Në intervistë, Marcus foli edhe për marrëdhënien e tij me vëllain Khéphren, i cili tani luan për Juventusin.

“Kur ishim të vegjël dhe kishim një baba që luante futboll, ëndrra jonë ishte të luanim futboll së bashku, qoftë në të njëjtën skuadër apo në ekipe të ndryshme. Ëndrra është bërë realitet me kombëtaren franceze, ku luajmë bashkë. Është e pabesueshme”.

Marcus kujtoi gjithashtu origjinën e tyre italiane, duke përmendur se të dy kanë lindur në Parma dhe më pas kanë jetuar në Torino.

“E njohim shumë mirë Italinë dhe tani jemi kthyer këtu”.

Ai përshkroi momentin kur dëgjoi himnin italian në “San Siro” si kundërshtar i Italisë me Francën.

“Mamma mia, ishte e pabesueshme…, një ndjesi e çuditshme”.

Gjatë intervistës, Marcus bëri edhe një shaka të vogël me Khéphren, duke thënë: “Ai luan mirë, por jo aq shumë”. Kjo shkaktoi të qeshurat e të dyve. Për objektivin e tij në jetë, Marcus përfundoi: “Të jem i lumtur”.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    10 Dhjetor, 10:15

    Në përplasjen Veliaj-Berisha kujt i jepni të drejtë?



×

Lajmi i fundit

U zgjodh president i SHBA-ve, Donald Trump do të shpallet për herë të dytë 'Personi i Vitit' nga revista Time

U zgjodh president i SHBA-ve, Donald Trump do të shpallet për herë të dytë 'Personi i Vitit' nga revista Time