Aventurat e turistëve në kanione e male, Spathara: Problem që hapen portat në kanione dhe i merr rrjedha e ujit! Xhakolli: Ngjitja në alpe kërkon udhërrëfyes

Turistët e huaj po humbin jetën gjatë aventurave të tyre në male apo kanionet e Shqipërisë. Së fundmi janë raportuar 4 jetë të humbura dhe Presidenti i Rafting Albania, Zamo Spathara së bashku me Ervin Xhakollin që bën guidën malore kanë treguar shkaqet në Report Tv në emisionin ‘Studio live’ me gazetarin Arbër Hitaj.  

Spathara tregoi se problem i madh janë qytetarët që heqin sinjalistike si dhe hapja e portave që nuk bëhet vetvetiu por nga të tjerë. Ai i bën thirrje autoriteteve që të reagojnë.

“Këto kanione janë në gjendje shumë të vështirë. Në këtë sezon janë të papërgatitur  se të gjithë menduan se do nisë plazhi por harrojë që problemi më i madh janë turizmi i aventurës. Të gjitha zonat duhet të kontrollohen nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura. Ne jemi turizëm i brishtë dhe nëse nuk marrim masa të thjeshta, kanioni ka një hyrje e një dalje. Ne pa u nisur grupet e dimë kush po vjen. Problem i madh janë edhe qytetarët që heqin sinjalistikat. Ata futen me rroba banje dhe kur hapen portat, ndodhin ngjarjet.  Problemi kryesor është diga dhe porta që hapen. Unë si profesionist kam frikë të futem në kanione”, tha Spathara.

Ndërsa Ervin Xhakolli, i cili bën guidën malore tha se ngjitja në alpe s’mund të bëhet pa guidë, sidomos në muajt më të ftohtë si janar e shkurt kur ka edhe orteqe.

“Ngjitja në alpe është e rrezikshme dhe kërkon udhërrëfyes. Turisteve mund t’i kishte munguar edhe informacioni që aty s’duhet kaluar. Askush nuk e këshillon kalimin në kushte dëbore dhe pa pajisje. Nuk mund të shkosh në çdo moment në alpe lart, sidomos kur është periudha e orteqeve. E gjitha varet dhe se ikin pa guidë. Mendoj që ka guida dhe çuna shumë të mirë e të apasionuar por ata që shkojnë mund ta bëjnë për adrenalinën e tyre apo për kosto”, tha Xhakolli.

Xhakolli tha se të gjithë duhet të kenë pajisjet bazë si këpucët, kazma alpine të gjitha me radhë në mënyrë që ngjitja të mos jetë e rrezikshme.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë