'Aventurë e panjohur', Janullatos rrëfen betejën me COVID: Kur më futën në kapsulë kisha përshtypjen se po hyja në një arkivol! Do të bëj vaksinën

'Aventurë e panjohur', Janullatos rrëfen betejën me COVID: Kur më futën në kapsulë kisha përshtypjen se po hyja në një arkivol! Do të bëj vaksinën

Kryepeshkopi Anastas Janullatos në spitalin grek

Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë Anastas Janullatos, ka rrëfyer betejën e tij me COVID, pasi ia doli mbanë pas 12 ditëve në spital ku ka marrë mjekim të specializuar në Athinë.

Teksa ka folur për mediet greke eksperiencën e tij të vështirë Janullatos është shprehur se kur ishte i sëmurë nuk ndjeu frikë, por vetëm një shqetësim të paprovuar më parë.

 “Nuk ndjeva frikë, vetëm një shqetësim të paprovuar më parë. Unë kam kaluar shumë sëmundje në jetën time, por kjo ishte një aventurë në një terren të panjohur. Kur më futën në kapsulë kisha përshtypjen se po hyja në një arkivol. Në atë moment gjeta përsëri strehë në të vërtetat që gjithmonë më kanë mbështetur në jetën time", tha ai.

Ndërsa është shprehur se njerëzit duhet ta marrin seriozisht pandeminë, theksoi se do të ishte një gabim katastrofik të shkaktonim përçarje midis Kishës dhe Shkencës. Ndërkaq ka treguar se do ta bëjë vaksinën anti-COVID sipas udhëzimeve të mjekëve.

"Ata që vënë në dyshim faktet tronditëse të pandemisë me sa duket janë prekur nga një tjetër sëmundje serioze, të identifikuar me thënien e lashtë: “ Nuk më bind dhe nëse më bind”. Debati publik duhet të jetë krijues, ai kërkon njohuri serioze, përgjegjësi dhe maturi. Polarizimi është një formë e majisjes dhe prishjes. Unë e kuptoj zemërimin, por ne duhet të shmangim dëshpërimin.

Pështjellimi i shkaktuar nga pandemia duhet të merret seriozisht, me një frymë kritike, solidaritet, besim dhe shpresë.Të gjithë duhet të punojmë së bashku. Duke theksuar nevojën për drejtësi sociale, respekt për çdo qënie njerëzore dhe kujdes për ata që vuajnë si dhe të dobëtit. Sigurisht që unë do ta bëj vaksinën sipas udhëzimeve të mjekëve të mi", shtoi Janullatos.

Ndërsa u pyet se su ndikoi pandemia në Kishë, Janullatos shprehet:

“Kisha Orthodhokse ka shmangur përpjekjet për të ndikuar kërkimet shkencore dhe nuk pozicionohet për çdo arritje shkencore që shfaqet. Shkenca dhe Kisha janë të dyja shprehje lavdërimi për Atë që është e vërteta. Nuk mendoj se ekziston një përplasje midis dogmës dhe shëndetit publik”.

 Pas shërimit, Janullatos falenderoi për mbështetjen, duke thënë se në një botë me shumë vështirësi, dashuria është gjëja më e vyer në botë. Kryepeshkopi u konfirmua pozitiv me COVID më 11 nëntor. Ai u dërgua brenda një kapsule drejt Athinës, ku qëndroi 12 ditë në spital. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Flamur Noka e kërcënon se “do ta paguajë”, Sokol Bizhga përballë tij e merr me buzëqeshje! Momenti i akuzave dhe reagimi

Flamur Noka e kërcënon se “do ta paguajë”, Sokol Bizhga përballë tij e merr me buzëqeshje! Momenti i akuzave dhe reagimi