Shërohet nga COVID Kryepeshkopi Janullatos, del sot nga spitali: Dashuria, gjëja më e vyer në botë!

Shërohet nga COVID Kryepeshkopi Janullatos, del sot nga spitali: Dashuria, gjëja më e vyer në botë!

Kryepeshkopi Anastas Janullatos në spitalin grek

TIRANË- Pas 12 ditëve në spital ku ka marrë mjekim të specializuar në Athinë, Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë Anastas Janullatos është shëruar nga COVID-19 dhe pritet që të lërë sot spitalin.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat greke. Mësohet se Kryepeshkopi do të qëndrojë në karantinë në shtëpi duke ndjekur të gjitha udhëzimet. Pas shërimit, Janullatos falenderoi për mbështetjen, duke thënë se në një botë me shumë vështirësi, dashuria është gjëja më e vyer në botë.

Kryepeshkopi Janullatos u konfirmua pozitiv me COVID-19 më 11 nëntor. Ai u dërgua brenda një kapsule drejt Athinës. Ka qenë një avion ambulancë i Ushtrisë që u nis nga Greqia drejt Tiranës që ka bërë të mundur transportin e tij drejt kryeqytetit grek. 

Brenda një kapsule, momenti kur Kryepeshkopi  Anastas Janullatos u dërgua në spital në Athinë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:41
Mesazhi i Janullatos pas daljes nga spitali: Dashuria, gjëja më e vyer në botë!

Kryepeshkopi Anastas Janullatos pas qëndrimit disa ditor në një spital të Athinës, do të vijojë trajtimin e tij në shtëpi, pas disa ditësh i shtruar në një spital të Athinës.

Kisha Autoqefale në mesazhin e tyre në “Facebook”  falënderuan të gjitha personat për urimet e tyre të sinqerta dhe përcollën edhe falënderimet e përzemërta të Kryepeshkopit.

Në mesazhin e tij Janulatos thekso se në një botë me shumë vështirësi, dashuria është gjëja më e vyer në botë.

Janullatos shpreh mirënjohjen e tij për mjekët dhe infermierët e Pavijonit të Terapisë Intensive, ndërsa falënderon Perëndinë për ecurinë e kësaj sprove të rëndë.

"Falënderimet e tij të përzemërta.Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Anastasi, pas një trajtimi mjekësor dymbëdhjetëditor në Pavijonin e Terapisë Intensive të Spitalit “Evangelismos”, do të vazhdojë trajtimin mjekësor të nevojshëm në shtëpi, në Athinë.

Duke lavdëruar Perëndinë për ecurinë e kësaj sprove të rëndë, Kryepiskopi shpreh mirënjohjen e tij për mjekët dhe infermierët e Pavijonit të Terapisë Intensive, nën drejtimin e profesoreshës znj. Anastasia Kotanidhu.Fortlumturia e Tij falënderon nga thellësia e zemrës për urimet vëllazërore shumë të vyera Tërëshenjtërinë e Tij, Patriarkun Ekumenik, z. Vartholome; Fortlumturitë e tyre, patriarkët e Aleksandrisë, z. Theodhor; të Antiokisë, z. Joan; të Jeruzalemit, z. Theofil; të Moskës, z. Kirill; Fortlumturitë e tyre, Kryepiskopin e Qipros; z. Krisostom dhe të Athinës, z. Jeronim, si edhe shumë hierarkë të tjerë të shtrenjtë. Kryepiskopi falënderon ngrohtësisht Hirësinë e Tij Bujar Spahiu, Kryetar i Komunitetit Mysliman, Kryegjyshin Bektashian, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, Arqipeshkvin Mitropolitan të Shkodrës, Mons. Anxhelo Masafra.

Ai shpreh falënderime të ngrohta për mbështetjen e ngrohtë të Shkëlqesive të tyre, për Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta; për Kryeministrin, z. Edi Rama; për Presidenten e Republikës së Greqisë, znj. Ekaterini Sakelaropulu; Kryeministrin, z. Kiriako Mitsotakis; për ish-presidentët e Republikës së Greqisë, z. Prokopi Pavlopulos dhe z. Kristo Sarcetakis; për kryetarin e Opozitës Parlamentare, z. Aleksi Cipras; për ish-kryeministrin, z. Andonis Samaras; për ministrat z. Niko Dendias dhe Miltiadhis Varvitsiotis; për z. Miki Theodhoraki, për Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, z. Gramoz Ruçi; për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, z. Erion Veliaj; për kryetarin e PBDNJ-së, z. Vangjel Dule; për gazetarë shqiptarë dhe grekë.
Gjithashtu, falënderon me të gjithë zemrën miqtë e panumërt, klerikë dhe laikë, të njohur dhe të panjohur, që e mbështetën me lutjet e përzemërta dhe me shprehjet spontane të dashurisë së tyre gjatë kësaj kohe.Pjesëmarrja e heshtur në vuajtjen e popullit të Perëndisë ndihmon në mënyrë mistike në arritjen e kohezionit social. Dashuria spontane e sinqertë gjithmonë fal fuqi në çastet e vështira të njerëzve. Dashuria është gjëja më e vyer që mund të ekzistojë në botë.

 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Unbiased: 23/11/2020 15:52

    Nuk paska ikë për lesh ky plehra agjenti grek .

    Përgjigju
  • Krishterim dhe asgje tjeter: 23/11/2020 14:31

    Zoti dhe Jezu KRISHTI Jane te Medhenj. Jane mbi te gjithe, mbi te gjithe!

    Përgjigju
    • Trnakop Kacija: 23/11/2020 17:45

      E kuishte Zoti e Jezu Krishti per 45 vite ne Shqiperi?!

  • Niku: 23/11/2020 13:21

    Po ky e mori vesh qe irenei vajti ne te semes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë