Aviacioni me kuadro pa kriter
agronomi kontrollon avionët
Administrata e Aviacionit Civil është mbushur me persona që nuk plotësojnë kriteret e caktuara për vendin e punës, për të cilin janë emëruar. Institucioni vijon të shpallë vende vakante, me kritere të përcaktuara mirë, por i shkel vetë këto kritere.
TIRANE - Autoriteti i Aviacionit Civil, institucion i rëndësishëm në vartësi të ministrisë së Transportit, nga veprimtaria e të cilit varen fati i udhëtarëve gjatë fluturimeve, rezulton i mbushur me punonjës, të cilët nuk plotësojnë kriteret për vendin e punës ku janë emëruar. Një dokument i brendshëm i këtij institucioni, i siguruar nga Shqiptarja.com, zbulon një mori rastesh të tilla.
Pak ditë më parë, si zakonisht në raste të vendeve vakante, Autoriteti ka shpallur një njoftim për vendin e lirë të punës “Inspektor në Sektorin e Mbikëqyrjes dhe Çertifikimit të Aerodromeve në Drejtorinë e Aeroporteve dhe Sigurisë”. Në këtë shpallje kërkohet që kandidatët të kenë diplomën e shkollës së lartë në fakultetin e inxhinierisë, si dhe të flasin mirë gjuhën angleze, të ketë kualifikime dhe përvojë përkatëse në këtë sektor, etj. Por, praktika e punës e këtij institucioni tregon se këto janë fjalë në erë, ndërkohë që fituesit ndërmjet kandidatëve përzgjidhen masivisht jashtë kritereve.
Kështu, krahas punonjësve që vërtet plotësojnë këto kritere, rezulton të jetë përzgjedhur për të inspektuar pajisjet e navigacionit të avionëve, ndoshta detyra më me përgjegjësi e këtij Autoriteti, një person që është diplomuar si ushtarak në specialitetin e artilerisë. Ndërkohë që përgjegjësi i tij direkt, që drejton sektorin e mbikëqyrjes dhe çertifikimit të aeroporteve ka mbaruar për Gjuhë-Letërsi. Në rastin e parë, kërkohej kualifikimi “inxhinieri, SMS dhe pajisje navigacionale”, ndërsa në të dytin vendi i punës kërkonte një nga këto kualifikime: “inxhinieri, drejtësi, kualifikim SMS mbi aeroportet”.
Po kështu, në sektorin e sigurisë dhe koordinimit të emergjencave, që kërkon për inspektorin të jetë ose inxhinier ose jurist, në fakt është emëruar një i shkolluar nga Universiteti Skënderbej si oficer.
Aty ku vendi i punës kërkon punonjës me specializim në inxhinieri apo mjekësi (mbikëqyrja aeromjekësore), është emëruar punonjësje me shkollë financiare, ndërkohë që inspektori AOC ka mbaruar shkollë për politika agrare. Po kështu, inspektorja për standardet teknike, që duhet të jetë me arsim juridik, në fakt ka diplomë për gjuhë italiane, inspektorët e mirëmbajtjes, që duhet të jenë inxhinierë, në fakt kanë mbaruar biokimi apo drejtësi, etj.
Me sa duket, jo vetëm kjo administratë shkel hapur ligjin e nëpunësit civil, por e habitshme është se si organet shtetërore të kontrollit e tolerojnë një situatë të tillë.
Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com(print), 15 shkurt 2013(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.9%
-
Jo
51.2%
-
Nuk e di
2%
Vota total: 12897
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Munguan pa arsye, Spiropali ‘u mban’ pagat 21 deputetëve! Emrat e 4 deputetëve që shënuan rekord
12 Janar, 15:48
-
VIDEO/ Genoa i falet Frendrup, mposht 1-0 Parmën
12 Janar, 15:42
-
GOLAT/ Genoa mposht Parmën dhe e lë në fund, Asllani asist te Interi! Në fushë Roma e Napoli
12 Janar, 15:40
-
Hungari, rriten çmimet e naftës pas sanksioneve amerikane ndaj Rusisë
12 Janar, 15:31
-
SPAK arreston Kreshnik Farrukun: Nga Durrësi organizatonte pritjen dhe magazinimin e drogës në Itali! Në 6 muaj trafikuan kokainë me vlerë 5 mln euro
12 Janar, 15:28
-
VIDEO/ Ndalini kritikat dhe shijoni mrekullinë e Kristjan Asllanit nga 50 metra, Interi kalon në avantazh
12 Janar, 15:26
-
Zgjedhjet parlamentare/ Basha: Diaspora ka qenë gjithmonë shtylla e ekonomisë së vendit, tani vendosni vetë për të ardhmen e Shqipërisë
12 Janar, 15:24
-
Proda takim në Akademinë e Sigurisë, marrin pjesë Prokuroria e BKH: Lufta ndaj të keqes nuk mund të bëhet vetëm. Bashkëpunim për të goditur krimin
12 Janar, 15:17
-
VIDEO/ Mes erës së fortë dhe dëborës, elektriçisti në Lezhë sfidon kushtet atmosferike për të rikthyer energjinë
12 Janar, 15:09
-
Pogradeci zbardhet nga dëbora! Në zonat e thella lëvizja e detyrueshme me goma dimërore e zinxhirë (VIDEO)
12 Janar, 15:03
-
Berisha në 34 vjetorin e krijimit të PD-së në Lezhë, sfidon Ramën: Sa rri e flet me veten në makinë, hadje dalim në debat publik
12 Janar, 14:53
-
Qëlloi me thikë bashkëmoshatarin, arrestohet 17-vjeçari në Fier
12 Janar, 14:49