Avionët ushtarakë tip F16 të palës greke kanë zhvilluar fluturime në Hapësirën Ajrore të Republikës së Shqipërisë në kuadër të realizimit të misionit të Policimit Ajror.
Ky mision është në bashkëpunime CAOC– Torrejon, Spanjë dhe nga pala Greke u zhvillua fluturimi stërvitor “ Tango Scramble”, me tre avionë ushtarakë Tip F16.
Ndërkohë ministria e Mbrojtjes njofton Forca Ajrore nëpërmjet Qendrës së Kontroll Raportimit realizoi koordinimin me strukturat e NATO-s, nëpërmjet bashkëpunimit me CAOC – Torrejon, Spanjë, me Albcontrol dhe me palën pjesëmarrëse në këtë stërvitje.