Fluturimet e kompanive të huaja janë pezulluar. Numri i të infektuarve është në rritje
Së pari ‘British Airways’, dhe më pas ‘Lufthansa’, ‘Swiss’, ‘Air France’ dhe ‘Austrian Airlines’, të gjithë kanë pezulluar fluturimet drejt dhe nga Kina, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara dhe Japonia kanë evakuuar qytetarët e tyre kurse të gjitha vendet e tjera po organizojnë të bëjnë të njëjtën gjë.
Brenda një jave nga izolimi i rreth 50 milion njerëzve në rajonin e Wuhan, numri i infeksioneve vazhdon të rritet, sot ai kapi shifrën e 7783 kurse viktimat numërohen 170.
Megjithëse statistikat e vdekshmërisë janë aktualisht më të ulëta se ato të SARS, numri i personave të infektuar vetëm në territorin e Kinës tani është më i madh se totali i regjistruar në nëntë muajt e SARS, midis viteve 2002 dhe 2003 që tronditi Azinë Lindore.
Por ka një ndryshim. Në atë kohë, Kina sapo kishte hyrë në OBT, sot ajo është ekonomia e dytë më e madhe në botë, domethënë sa një e gjashta e PBB-së globale.
Ngadalësimi ekonomik gjatë një ose dy tremujorëve, ndoshta edhe më shumë, mund të jetē një nga pasojat e epidemisë së koronavirus në ekonominë e dragoit, tani i tulatur nga frika.
Lajm i keq gjithashtu i takon edhe pjesën tjetër të botës, duke pasur parasysh që ekonomia kineze përfaqëson 15% të prodhimit global.
Pezullimi i fluturimeve ditët e Vitit të Ri Hënorë nga shumë kompani ajrore ka dëmtuar ekonominë duke qenë se Kina është tregu më i madh botëror për fluturime dalëse.
Anulimet e fluturimeve nga British Airlines dhe kanë patur efekt në gjithë ekonominë aziatike ndërkohë që kompania gjigande e Starbucks ka vendosur të mbyllë 4000 dyqanet në Kinë për të mbrojtur stafin e saj.
Lajmi kryesor: