Norvegji- Avioni norvegjez ‘Air Shuttle Boeing 737-800’ fluturoi në pistën e aeroportit Molde me shpejtësi më të madhe nga ajo e duhura, duke dalë jashtë saj.
Në atë moment ndodheshin më shumë se 170 pasagjerë në bord dhe askush nuk u lëndua.
Pasagjerët zbritën me ndihmën e një rrëshqitjeje emergjente. Pamjet u shpërndanë edhe në rrjetin social X.
‘Aviation Herald’ raporton se linja ajrore tha se aksidenti ishte për shkak të kushteve të këqija të motit, pasi erërat e forta dhe një pistë e rrëshqitshme u raportuan në momentin e uljes.