Avioni doli nga pista dhe shpërtheu në flakë, Korea e Jugut do të dërgojë në SHBA ‘kutinë e zezë’! 179 pasagjerë ndërruan jetë

Avioni doli nga pista dhe shpërtheu në flakë, Korea e Jugut do të dërgojë në SHBA ‘kutinë e zezë’! 179 pasagjerë ndërruan jetë

Avioni që shpërtheu në flakë në Korenë e Jugut, 29 dhjetor 2024

Korea e Jugut  do të dërgojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës një nga kutitë e zeza të Boeing 737-800 që u rrëzua më 29 dhjetor 2024 në Mueang, duke vrarë 179 nga 181 personat në bord.

Lajmin e bëri të ditur Ministria e Transportit, raporton CNN.

Informacioni që përmban “regjistruesi i të dhënave të fluturimit- i cili është dëmtuar, sot (1 janar 2025) u vendos që të transferohej në Shtetet e Bashkuara për analiza në bashkëpunim me hetuesit amerikanë”, tha zëvendësministri i aviacionit civil i Seulit, Joo Jong-wan.

Ndërkohë ende nuk dihet sesa do të zgjasë procesi i hetimit.

Si ndodhi ngjarja?

Avioni po përpiqej të kryente një ulje emergjente, sipas agjencisë së lajmeve Yonhap, pasi kishte dështuar në një tentativë të parë për shkak të një defekti në rrotat e uljes. Megjithatë, Boeingu nuk arriti të ngadalësohej, doli nga pista dhe u përplas me një mur, duke shpërthyer në flakë pasojë e goditjes..

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Nga sot Thumanë-Kashar me pagesë! 'Gener 2' nis regjimin e tarifës! Bashkim Ulaj u shpërblye dhe me TEC në Roskovec e PPP e Milot -Thumanë

Nga sot Thumanë-Kashar me pagesë! 'Gener 2' nis regjimin e tarifës! Bashkim Ulaj u shpërblye dhe me TEC në Roskovec e PPP e Milot -Thumanë