Avioni i drogës, përgjimet dhe
pseudonimet e anëtarëve të grupit

Avioni i drogës, përgjimet dhe<br />pseudonimet e anëtarëve të grupit
TIRANË  - Prokuroria e Krimeve të Rënda në Itali, në bashkëpunim me atë Shqiptare zbardhin përgjime të reja për pjesëtarët e grupit të drogës që transportonin me avion nga vendi ynë në Itali. Nga përgjimet ka rezultuar se polici i arrestuar si pjesëtar i grupit kriminal ishte i përfshirë në trafikun e drogës. Ky fakt është zbuluar më 19 Gusht 2015, kur nga policia janë asgjësuar tre parcela me 387 bimë cannabis në fshatin Ramicë, tek përroi i Burhame.

Fillimisht asgjesimi i bimëve narkotike është vënë re nga Neko i cili ishte në rolin e punëtorit nëpër parcela dhe menjëherë ka telefonuar Fatos Burhamaj, një herë në orën 07:49:39 dhe herën tjetër më 07:58:49. Më pas, Neko ka telefonuar Sokol Lamaj në orën 08:08:29, ndërsa Sokoli ka telefonuar oficerin e Policisë së Vlorës, Vladimir Lamaj ku i ka kërkuar që t’i thoshte se kush kishte shkuar në parcelat e tij të mbjella me drogë dhe se me kë duhej të fliste për këtë.

Nga ky përgjim, ka rezultuar se polici Zanaj ishte personi që “mbronte” grupin kriminal të trafikut të drogës. Gjithashtu, mësohet se pas telefonatës që Zanaj kishte marrë, ai i ka thënë Sokolit se: “Merrem unë me këtë punë”. Sipas përgjimeve, Sokoli ka biseduar me policin një herë në orën 07:56:06 dhe një herë tjetër në orën 08:33:58. Pas asgjesimit të bimëve të lëndës narkotike, Sokoli ka kryer edhe disa biseda të tjera me pjesëtarët e tij të grupit dhe më pas e ka fikur numrin e telefonit që ai kishte përdorur gjatë asaj dite me frikën se mund të përgjohej. Një ditë më vonë, pikërisht pasditen e 20 Gushtit, Sokoli ka marrë në telefon me një numër të ri, …904, si dhe aparat të ri telefonik, Igli Shahaj, i cili ishte përdorues i numrit …501. Në këtë bisedë, ai ka dashur të informohej për situatën në parcelat e tij të mbjella me drogë, pasi Igli dhe babai i tij Fadil Shahaj ishin roje të parcelave të mbjella me kanabis. Vetëm tre ditë më pas, më 23 Gusht, Sokoli ka përdorur një numër të ri telefoni dhe ka biseduar me Fadil Shahaj. Atë ditë, dyshohet se këta dy persona kanë transportuar një sasi lënde narkotike, e cila është trafikuar nga Vilson Lamaj në mëngjesin e datës 24 Gusht me avion. Sipas përgjimevve, më 23 Gusht ka rezultuar se Sokoli ka biseduar me Fadilin 5 herë brenda 2 orësh. Konkretisht, bisedat e tyre janë bërë në oraret: 13:37:23; 15:09:25; 15:10:05; 15:12:11; si dhe në 15:19:50. Po më datë 24 Gusht, Sokolin e kanë marrë në telefon xhaxhai dhe babai i tij dhe e kanë pyetur se ku ishte. Pasi Sokoli u ka treguar se ku ndodhej, ata i kanë kërkuar që të kthehej në shtëpi. Këto biseda janë zhvilluar prej orës 07:09 e deri rreth orës 08:30 dhe gjatë bisedave të zhvilluara, antena e pajisjes së tij në përgjim ka rezultuar në vendin e quajtur Kocul, në Vlorë. Po ashtu, një përgjim tjetër është edhe ai i Iglim me babain e tij Fadil më 29 Korrik, në orën 18:42:45. Gjatë kësaj bisede, të dy këta persona kanë biseduar për mënyrën e shërbimit dhe të ujitjes për parcelat e kujtivuara me bimë narkotike.
 
Nofkat
Hetimet teknike në Itali po kryheshin ndaj numrave telefonikë në përdorim të shtetasve shqiptarë Vilson Lamaj, Kleo Lamaj, Sokol Lamaj, Artjon Lamaj, Feim Lamaj, Bukurosh Keshilli dhe përgjime në 2 automjetet  AUDI A3. Nga këto përgjime, Prokuroria italiane ka zbardhur edhe nofkat apo pseudonimet që ky grup kriminal përdortë gjatë bisedave të tyre për të mos u diktuar nga policia. Konkretisht, Vilson Lamaj thirrej me nofkën "Willi”. Kleo Lamaj thirrej si “Keli”, Bukurosh Këshilli quhej "Dobiçi" dhe "Rosh". Ndërsa, Fatos Burhamaj quhej ndryshe “Poma” ose “Lushi”.
 
Hetimet
 
Zbulimi i operacionit të koduar “Fluturimi i lirë” nga i cili ranë në pranga 14 persona të trafikut të drogës nga Shqipëria në Itali është zbuluar në mars të këtij viti. Për këtë gjë, hetimet kanë nisur pas arrestimit të tre shtetasve italianë të arrestuar nga policia e huaj, ku ka rezultuar se sasia e drogës e cila u është sekuestruar, i është marrë Elizer, Xhesjan dhe Arshi Ahmetaj. Në kuadër të këtij operacioni 8 persona u arrestuan në Itali dhe 6 të tjerë në Shqipëri. Mes personave të arrestuar është kreu i bandës i identifikuar si Sokol Burhamaj, piloti i avionit të ulur në Brindisi me 120 kg marijuanë, Vilson Lamaj dhe shefi i personelit të Policisë Vlorë, Vladimir Zanaj. Ndërkohë, sipas mediave italiane raportohet se avioni sportive “Aereoprakt A22”, me ngjyrë të verdhë ishte nisur nga fshati Xhelilaj i Vlorës në drejtim të Italisë. Më pas, nga hetimet, ka rezultuar se familja Lamaj “kishte në dispozicion një avion shumë të lehtë, prodhim ukrahinas model Aeropakt A22S”, i cili do të përdorej për transportin e drogës. Gjithashtu, pjesëtarët Lamaj përveç se janë pronarë të shumë parcelave me drogë në Shqipëri, kishin në plan të kultivonin edhe disa të tjera të ngjashme në Rumani. Ndërsa nga hetimet në Itali rezultonte se Sokol Lamaj dhe vëllezërit e tij kishin në pronësi parcela të mëdha me marijuane në Shqiperi si dhe donin të transportonin sasi të mëdha lëndësh narkotike në Itali, duke përdorur avionin e ndaluar të hënën, i cili po pilotohej nga Vilson Lamaj. Sipas hetimeve, Sokoli dhe Vilsoni më 6 korrik kanë ardhur në Shqipëri, duke u nisur nga porti i Brindisi-t me traget bashkë me automjetin e “Audi A3” me targe DHxxxHN. Sokoli duhet të qëndronte në Shqipëri për të ndjekur personalisht kultivimin e marijuanës dhe organizimin e ngarkesave, ndërsa Vilsoni do të kthehej në Itali, ku do të priste urdhërat e të vëllait për t’u nisur me avionin e lehtë në drejtim të territorit shqiptar, dhe sapo të merrte drogën do të nisej sërisht për në Itali.
 
 
PERGJIMET/Ja telefonatat e Iglit me babain e tij Fadilin për shërbimet e parcelave
 
Më datë 29 Korrik, ora 18:42:45, ka rezultuar se Igli Shaha ka biseduar në telefon me babain e tij Fadilin ku kanë biseduar për shërbimin dhe ujitjen e parcelave të kultivuara  me bimë narkotike. 501 është numri i telefonit i cili i përkiste Iglit, ndërsa 192 babait të tij.
 
501: Hë
192: Ore ne brinja duhet 5 a 6 metro, dhjetë metro, ku është ajo pjesa tjetër.
501: Është brenda te të voglat.
192: Ore unë them këtu në krahët ore këteja, këteja nga lartë.
501: Ku nga lartë ore se s’po të marrë vesh.
192: Tek baçe xhajit.
501: Tek baçe xhajit. E ore është ajo bashkuesja tjetër andej  tek të voglat atje lart.
192: E le atje ti.
501: Atje e le ti jo unë.
192: Ore nuk ka lidhje fare me atë atje, ajo është tjetër, kjo, unë them këtu.
501: Po ik o mere atë atje se del po ik.
192: Të bëjë varavingo tashi unë, po atje pastaj me çfar do ashtu.
501: E po gjeje s’ka bashkuese tjetër çfar të them unë.
 
 
Nofkat
Vilson Lamaj thirrej me nofkën "Willi”.
Kleo Lamaj thirrej si “Keli”,
Bukurosh Këshilli quhej "Dobiçi" dhe "Rosh".
Fatos Burhamaj quhej ndryshe “Poma” ose “Lushi”.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Zyrtarë të Ambasadës së SHBA takohen me kreun e AMP, Sulejmani: Mirënjohje për mbështetjen e dhënë

Zyrtarë të Ambasadës së SHBA takohen me kreun e AMP, Sulejmani: Mirënjohje për mbështetjen e dhënë